Berisha: Gjithçka për statusin. Rama, bllokues
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha ka theksuar sot se qeveria është e vendosur të bëjë gjithçka për plotësimin e kritereve për marrjen e statusit kandidat për në BE, ndërkohë që ka akuzuar kreun e opozitës për bllokimin konstant të këtij procesi.
Cështjet më të rëndësishme të kësaj mbledhje janë një seri ligjesh dhe vendimesh që kanë të bëjnë me përmbushjen e detyrimeve të qeverisë dhe mazhorancës, të obligimeve për statusin e anëtarësimit në BE. Këtu janë dy ligje shumë të rëndësishme, ligji i nënpunësit civil që kërkon 3/5 e votave dhe ai i administratës publike. Të dy ligjet qartësojnë kriteret e rekrutimit në këto shërbime, japin atributet përkatëse punonjesve. Lejojnë dhe duhet të lejojnë meritën, tha Berisha.
Ai eshte ndalur ne rendesine e ligjit per Gjykatën e Lartë, qe sipas tij e ka bllokuar Rama.
Ligji për Gjykatën e Lartë është dërguar në Parlament, por është bllokuar nga bllokatori konstant i procesit të integrimit, zoti Rama. Sot merr pjesë në internacionalen socialiste por është njësoj si të merrte pjesë në atë komuniste. Ai i vetmi bllokator në atë forum të nderuar, tha Berisha.