Dashnor Sula: Kryeprokurori i ardhshëm të ketë mbështetje të gjerë politike
“Kryeprokurori i ri duhet të gëzojë mbështetjen e të gjithë klasës politike”.
Ky është mendimi i deputetit demokrat Dashnor Sula, i cili argumenton këtë qëndrim me faktin se mbështetja sa më e gjerë politike, do të ishte në favor të institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme.
Sa i takon çështjes së imunitetit të zyrtarëve të lartë, ligjvënësi demokrat, thotë se shpresa për ta votuar në shtator nuk është shuar, nisur edhe nga fakti se në seancën e 6 gushtit, drafti i paraqitur për ndryshime kushtetuese, nuk u hodh për votim.
Por, duke analizuar qëndrimin e Partisë Socialiste, e cila ka kushtëzuar votimin e imunitetin me ndryshime të tjera kushtetuese, deputeti Sula thotë se duket qartë se qëllimi i vërtetë është bllokimi.
Sula, duke mbështetur mbajtjen e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, thekson se kërkesa që mazhoranca pritet të paraqesë në Kuvend në javët e para të muajit shtator, mbështetet në nenin 150, pika 2 e Kushtetutës, sipas të cilit 1/5 e deputetëve, pra 28 nënshtrues, mund të marrin iniciativën ligjore për t’iu drejtuar qytetarëve për sa i përket referendumit për çështje të caktuara.