E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita është paradoksale, referendumi mision demokratik”

29-08-2012 / Gazeta 55

Flet deputeti demokrat, Tritan Shehu
 
Deputeti i partisë demokratike, Tritan Shehu ka deklaruar referendumin si e vetmja rrugë për kufizimin e imunitetit. në një prononcim për mediat, deputeti Shehu ka theksuar se kushtëzimi me propozime të reja për ndryshime në kushtetutë janë nuk janë asgjë tjetër veçse tentativë për të bllokuar kufizimin e imunitetit e për rrjedhojë proceset integruese. “Opozita kërkon ta kushtëzojë me elementë të tjerë që nuk kanë asnjë lidhje me imunitetin vetëm për ta bllokuar dhe si rrjedhojë nuk shoh zgjidhje tjetër veçse heqjen e tij me referendum”, deklaroi Shehu.
Sipas tij, “Partia Demokratike i ka bërë të gjitha përpjekjet parlamentare për të arritur në një kompromis për ndryshimin kushtetues për kufizimin e imunitetit ligjor, të përmirësuar nga misionet ndërkombëtare dhe të përmirësuar dhe ndryshuar nga vetë PS-ja, duke miratuar draftin e saj. Opozita me 6 gusht bëri një paradoks politik i pajustifikueshëm për draftin e përgatitur.  Në këto kushte, një çështje të diskutuar prej shumë vitesh, të mirëpritur jo vetëm nga ndërkombëtarët por sidomos nga qytetarët, ka vetëm një mënyrë: referendumi. Opozita po mban qëndrim refraktar”, theksoi deputeti i PD.
Ndërsa për afatet kohore të kësaj nisme të mazhorancës, anëtari demokrat i Komisionit të Ligjeve nënvizoi se kjo është një çështje për ekspertët kushtetuese për të përcaktuar kohën e përshtatshme, “për elementët teknikë ka ekspertë të cilët merren me këtë çështje për të përcaktuar tempistikën për të realizuar këtë nismë. Referendumi është një mision demokratik në përputhje me konceptin e demokracisë dhe i realizueshëm. Mazhoranca kërkon të implementojë një ligj, për të cilin ka një dakordësi në opinionin publik dhe transparencën në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë”, nënvizoi deputeti Tritan Shehu.
I pyetur nga mediat në lidhje me çështjen e kryeprokurorit të ri të Republikës, antarë i demokrat i komisionit të ligjeve e shikon këtë si një  si një çështje institucionale dhe jo politike zëvendësimin e Prokurorit të ri dhe si një e drejtë e Kreut të Shtetit. “Kryeprokurori i ri të Republikës është një atribut i presidentit të Republikës dhe si një mekanizëm i fuqishëm për të luftuar krimin dhe korrupsionin”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›