Berisha: Gjithcka per te nxitur punesimin Eva Gjura
Heqje te cdo lloj barriere te pamerituar per bizneset, zgjerimin ne maksimum te lirive te biznesit dhe iniciatives se lire, per te shfrytezuar cdo potencial qe nxit prodhimin dhe punesimin. Kjo ka qene kerkesa qe kryeministri Berisha iu ka bere dje ministrave dhe agjencive, qe varen prej tyre ne mbledhjen e radhes se qeverise. Kryeministri ka bere te ditur faktin se per te ndihmuar biznesin, qeveria ka miratuar disa masa fiskale, te cilat e bejne Shqiperine nje vend unik. “Keto masa, natyrisht kane koston e tyre ne buxhet, por ne kemi potenciale te medha te jashtezakonshme te tjera per te nxitur prodhimin dhe punesimin”, - u shpreh kryeministri Berisha. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise ka sjelle nje shembull konkret, te menyres se nxitjes se punesimit nga nje prej komunave ne rrethin e Elbasanit, e cila ne perputhje me ligjet e miratuar ka dhene per perdorim, rreth 800 hektare toke, qe rrinte djerr. Kryeministri u ka bere thirrje gjithe qeveritareve vendore, qe te bejne gjithcka ne perputhje me ligjet e ketij vendi, per nxitjen e biznesit dhe krijimin e vendeve te punes ne sektorin privat. “Dy dite me pare, ministri Imami me informon se ne nje nga komunat e rrethit te Elbasanit, kryetari i Komunes kishte arritur bashku me Keshillin e Komunes te japim ne perputhje me ligjet qe kemi miratuar, rreth 800 hektare toke, qe rrinte djerr. Une nga kjo mbledhje dhe ne emer te qeverise, dua ta falenderoj kryetarin dhe keshillin per kete akt te pergjegjshem, per dua t’ju bej thirrje te gjithe qeveritareve vendore, qe te bejne gjithcka ne perputhje me ligjet e ketij vendi, per nxitjen e biznesit dhe krijimin e vendeve te punes ne sektorin privat”, tha Berisha. Gjithashtu, kryeministri ka kerkuar nga ministrite qe te behet gjithcka per krijimin e vendeve te punes kudo qe ato mund te krijohen. “Z. Minister i Bujqesise ne rast se ekziston ky shembull i shkelqyer pozitiv, ju siguroj se ka komuna qe kane shembuj negative dhe mua me vijne ankesa nga qytetaret, prandaj ju lutem qe Ministria e Bujqesise te shfrytezoje te gjithe autoritetin ligjor, per t’u hequr barrierat burokratike nga keshilltaret apo kryetaret te vena ne rruge bizneseve. Ne duhet te bejme gjithcka te krijojme vend pune kudo qe ato mund te krijohen. Jane mundesi shume te medha, por nga mundesite me te medha dhe te pa shfrytezuara ekzistojne ne bujqesi, eksitojne ne projektet e medha te ullirit, arroreve, drureve frutore, ekzistojne ne projektet e bimeve medicinale”, ka theksuar kreu i mazhorances.
Mbeshtetja
Duhet te perpiqemi ne te gjitha menyrat per te nxitur punesimin. Meqe morem keto masa kaq te medha dhe kaq te guximshme, ne duhet te shohim me lupe dhe te pastrojme cdo ferre neper kembet e biznesit, ne menyre qe t’i kontribuojme suksesit te tij, rritjes ekonomike, rritjes se punesimit.