E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Greva e ish të përndjekurve tërësisht politike – deputetët e PS i furnizuan me shishe benzine

11-10-2012 / Gazeta 55

Gjatë diskutimeve në Parlament, Kryeministri Sali Berisha ka ftuar familjarët e ish të burgosurve politik, t’i nxjerrin nga ngujimi, duke garantuar se qeveria do të vijojë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin. Duke akuzuar opozitën për manipulimin e tyre, futjen e shisheve me benzinë në grevë, ai i ka kërkuar PS-së të apelojë për nxjerrjen e tyre nga greva, ose të bëjë humanizëm duke u dhënë një pjesë të rrogës që marrin deputetet. “Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine, merrni pjesë në vetëekzekutimin e tyre, po ju paralajmëroj, mos nisni shishe benzine, jam këtu për tu bërë thirrje familjarëve të tyre i tërhiqni njerëzit nga greva, jam i vendosur t’i respektoj absolutisht, kërkesat e tyre janë afishuar, kërkojnë me shumë të drejtë rrëzimin e armikut të tyre Sali Berisha dhe kanë mirëkuptimin e plotë për kërkesën, kërkojnë kthimin e ligjit të lustracionit, që një nga hijet që ju qëndron mbrapa nuk guxoi ta firmoste dhe e votuat kundër, kërkojnë disbursimin e shumës, ata janë 20 në vend janë 10 mijë e 500 dhe barazia para ligjit do jetë e hekurt për secilin. Jashtë radhe pse u mbështet PS nuk do kaloni kurrë, po të doni jashtë radhe priteni kur të vijë në pushtet se keni për të marrë ato që morët. Ky është qëndrimi ynë, ndaj dhe ju që i futët në grevë i nxirrni nga greva ose jepuani çerekun e rrogës suaj dhe bëhuni humanitarë, unë se thyej ligjin dot”- tha Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›