E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Greva, jo e rastësishme në prag të heqjes së vizave

Kryeministri Sali Berisha ftoi Edi Ramen te bashkepunoj per procesin integrues te vendit, por duke theksuar se me vendimin e Komisionit Europian per liberalizimin e vizave te kene nxjerre mesim te gjithe ata qe punuan kunder ketij procesi. Ai ketu nuk perjashtoi opoziten duke thene se dhe greva e saj e urise nuk ishte e rastesishme.

• Balla: Digjet pushteti për fletët e votimit
• Topalli: Edi Rama nuk është politikan
• PS, "de jure" bojkot Parlamentit

"I njejti person qe do tu deklaronte shqiptareve diten qe do mirrnim ftesen per anetaresim ne NATO se nuk do i jepej Shqiperise, i njejti person u deklaroi shqiptareve se vizat nuk do u hiqen. Te njejta grupe ben gjithcka, ju e pate reagimin e paprecedente ne historine e ketij vendi te elites shqiptare ndaj greves, ndaj kampingut qe u ngrit para kryeministrise, se ishte e qarte qe u zgjodh ky moment pikerisht ne prag te nje vendimi historik. Zoti Rama ben nje leter pasi u morr vendimi, dakord e ftoj zotin Rama te vazhdojme te bashkepunojme ne procesin e integrimit te vendit dhe ne plotesimin e te gjitha kerkesave qe ka paraqitur Komisioni Evropian", tha kryeministri Berisha.

Referuar kesaj greve kreu i qeverise tha se i vetmi qe e mbeshteti ishte Ramiz Alia te cilin e cilesoi pergjegjes per masakren e Tivarit, dhe kerkoi investimin e Parlamentit per zbardhjen e saj. "Nje njeri e perkrahu publikisht ate, dhe ky ishte Ramiz Alia, diktatori i fundit. Por nga ana tjeter, dua te them dhe me te liqte e diktatures. Parlamenti duhet te qendroje per masakren e Tivarit. Ne jemi vend qe kemi ne fuqi ligjin kunder gjenocidit, eshte pergjigjur per disa krime, duhet te pergjigjet per masakren e Tivarit", tha Berisha.

Masakra e Tivarit ka ndodhur ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore. Kur nazistet ishin ne terheqje nga territori i ish Jugoslavise u krijuan fronte lufte ne Srem te Vojvodines dhe ne ate te Adriatikut. Shume shqiptare u rekrutuan per tu derguar te luftonin ne keto fronte. Ushtaret shqiptare u carmatosen ne Prizeren dhe gjate rruges per ne Tivar, shume prej tyre u vrane. Mbijetuesit e masakrës besojnë se numri i të vdekurve apo të vrarëve gjatë rrugëtimit për në Frontin e Adriatikut është gjithsejtë 4300 veta. Varreza masive e Tivarit u zbulua pas 50 vjetesh, ne shtator te vitit 1996.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e hënë , 31 maj 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›