E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Edi Rama nuk është politikan

Kryetarja e Kuvendit, thotë se Edi Rama duhet shmangur nga skena politike, për aq kohë sa nuk respekton ligjet dhe Kushtetutën. Gjatë një aktiviteti në bashkinë e Kamzës, kryeparlamentarja ka komentuar sjelljen e liderit të selisë rozë, lidhur me kodin zgjedhor dhe asgjesimin e fleteve të votimit.

"Nje politikan nuk mund ta quaj kurre veten politikan ne qofte se ai se pari nuk respekton Kushtetuten. Por nje politikan eshte per tu shmangur dhe per te qene ne periferi te shoqerise shqiptare, ne qofte se guxon te shkoje deri ne ate moment kur ne konferences shtypi i pyetur nga nje gazetar nese jeni i gatshem per kompromis per zbatuar piken 6 te nenit 178 te Kodit Elektoral thote jo. Shqiptaret jane te mendshem, ashtu si ata bejne te mundur ti thone "Bye, bye" vizave, edhe vizen atyre qe perpiqen qe ti prishin imazhin Shqiperise dhe vendit tone", tha Topalli. Kryetarja e legjislativit, foli gjithashtu për vizat, duke e quajtur 2010 vitin e përmbushjes së premtimeve.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›