E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Socialiste, "de jure" bojkot Parlamentit

Pavarësisht se theu bojkotin dhe iu kthye jetës parlamentare në komisione dhe në seanca plenare, grupi i deputetëve socialistë nuk normalizuar përfundimisht marrëdhëniet e tij me legjislativin. Bëhet fjalë për kushtëzimin me mosplotësimin e detyrimeve për të zgjedhur nënkryetarin e Kuvendit, si dhe kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve parlamentare. Kjo për një afat të parërcaktuar. Të kontaktuar nga alsat, përfaqësues së selisë rozë në kuend nuk japin detaje për koëhn kur do të merret një vendim I tillë dhe as emra konkrete.

Në bazë të vendimit të mëparshëm të Kuvendit socialistët do të duhet të drejtojnë me kryetarë të tyre vetëm tre komisione, Kështu, PS-së i është lënë drejtimi me kryetar i Komisionit për Punën, çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, ndërsa posti i nënkryetarit i është lënë deputetit Tritan Shehu. Gjithashtu, si edhe në legjislaturën e shkuar, socialistët do të kenë të drejtë të kryesojnë edhe Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i njohur ndryshe si komisioni i Medias, ku aktualisht nënkryetar është zgjedhur deputeti demokrat Mark Marku.

Gjithashtu, PS duhet të zgjedhë edhe 5 nënkryetarë komisionesh dhe konkretisht në atë të Ligjeve, Ekonomisë, Sigurisë, Veprimtarisë Prodhuese dhe Politikës së Jashtme. Socialistët në momentin që do të vendosin të plotësojnë këto vende vakante, do të duhet të zgjedhin edhe nënkryetarin e tretë të Kuvendit.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›