E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, gazësjellës në Shqipëri

Një bashkëpunim strategjik në energji dhe një propozim serb për një gazsjellës në Shqipëri. Këto kanë qenë dy mesazhet që kanë dalë nga takimi në Tiranë i ministrave të energjetikës të Shqipërisë e Serbisë, Prifti dhe Skundric. Ministri Prifti e shikon marrëdhënien e re me Serbinë edhe si një kontribut për Kosovën që është cështje ndarjeje mes vendeve tona.

“Në këtë partneritet strategjik në fushën e energjitikës me Serbinë nuk do të thote se përjashtohet Kosova. Kosova mund të jetë pjesë e këtij partneriteti. Mund të ketë një tematikë dhe cështje të përbashkëta që diskutohen në këtë lloj partneriteti dhe besoj se ky partneritet mund te ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve jo vetëm të Shqipërisë dhe Serbisë, por dhe të rajonit” tha Prifti.

Ministri serb i energjisë dhe minierave tha se propozimi për gazin është vetëm nisja e bashkëpunimit dhe që projekti të realizohet do të ketë diskutime në vijim.

“Ne po ndërtojmë dy depozita të mëdha nëntokësore të gazit me një kapacitet 2 miliard metër kub. Po ashtu në po ndërtojmë infrastrukturë për shpërndarjen e këtij gazi. Aktualisht kemi shkuar deri në kufi me Maqedoninë si edhe po afrohemi deri në kufi me Kosovën. Të dy këto lidhje është mundur të shfrytëzohen për tu lidhur me Shqipërinë dhe pikërisht për këtë ne do të diskutojmë edhe në rrefshin teknik” tha Skundric.

Në takimin mes ministrave është diskutuar edhe për mundësinë e investimeve serbe në energjetikë dhe miniera ku nuk ka munguar ftesa e drejtpërdrejtë e ministrit Prifti për këtë.

Adi Darsi
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›