Berisha-Grosruk Perparesi zgjedhjeve

Sipas njoftimit zyrtar, kryeministri e ka siguruar zotin Grosruk se përparësia e tij maksimale tani është organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.
“Për këtë, qeveria shqiptare është e gatshme të japë mbështetje të plotë financiare dhe logjistike për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, si organi më i lartë i ngarkuar nga ligji për organizimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka theksuar se zoti Rama do të dështojë në qëllimin e tij për të destabilizuar procesin zgjedhor, apo për t'i shtyrë zgjedhjet.
Në njoftim thuhet se zoti Grosruk ka shprehur keqardhjen që përpjekjet destabilizuese të zotit Rama ndikojnë negativisht për imazhin e vendit dhe ecurinë e Shqipërisë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Deputeti austriak, që është një mik personal i kryeministrit dhe aleat politik i Partisë Demokratike, është pritur edhe nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
Ajo i ka kërkuar që zgjedhjet e 8 majit të monitorohen nga një numër sa më i madh vëzhguesish të OSBE-së dhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare.