Bashkia Korçë: Të largohet konsulli grek

Për here te pare këshilltarë te djathte e te majte te Korçës, janë bashkuar kundër thirrjeve antishqiptare te konsullit grek ne rajonin juglindor Theodhorus Ikonomu, duke kërkuar largimin e tij. Ne deklaratën për shtyp thuhet se ky këshill bashkohet me protestat e shoqatave atdhetare ne mbare vendin, qe denoncuan deklaratat e konsullit grek, i cili u beri thirrje korçareve te mos kenë frike te deklarojnë se janë greke. Këshilli bashkiak kërkon nga qeveria shqiptare dhe ajo greke shkarkimin e Ikonomut dhe emërimin e një konsulli tjetër. ?Këshilli bashkiak bashkohet me protestën e shoqatave atdhetare ne mbare vendin, qe dënuan këto deklarata te konsullit dhe kërkon nga qeveria shqiptare dhe ajo greke zëvendësimin e tij dhe ardhjen e një konsulli qe t?i shërbejë fqinjësisë se mire midis qytetareve te Korçës dhe qytetareve ne shtetin grek. Nuk do lejohet qe marrëdhëniet e shkëlqyera me Greqinë te cenohen nga deklaratat e papërgjegjshme te z. Ikonomu, qe nuk përfaqëson ndjenjat vëllazërore te popullit grek, por del si zëdhënës i qarqeve shoviniste, te cilët te ushqyer me idenë e shekujve te kaluar te ?Megali-idhese?, nuk duan miqësinë e mire mes dy vendeve tona?. Këshilli bashkiak, ka përshëndetur reagimin e shoqatave patriotike, duke theksuar se Korça nuk ka asnjë lidhje me Vorio Epirin. ?I kujtojmë këtij konsulli, përfaqësues te diplomacisë greke se Korça ashtu si gjithë jugu i Shqipërisë nuk ka pasur asnjëherë dhe nuk ka lidhje me termin shovinist grek te ?Vorio Epirit? term qe i përket qarqeve te caktuara reaksionare te shekujve te kaluar?. Pas një mungese tre javore konsulli grek i Korçës Theodhorus Ikonomu u rikthye ne pune te martën. Ai qëndroi ne Athinë, pas reagimeve te shoqatave patriotike, medias, historianeve e politikaneve.
Shpërndaje