Meta: LSI, forcë kryesore në zgjedhje

“Zgjedhjet e 8 majit janë të rëndësishme sepse nuk janë për politikanët, por për qytetarët, për çdo komunitet dhe në të gjithë vendin”. Kështu deklaroi kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ndërsa është ndalur sot me turin e tij paraelektoral në Fushë-Krujë. Meta me nota mjaftë optimiste u shpreh për fitoren e zgjedhjeve vendore të 8 majit, ndërsa e vuri theksin tek puna shumë e mirë e strukturave të LSI-së jo vetëm në këto qytete, por edhe në të gjithë vendin.
“Problemet që janë etike dhe që duhet ti zgjidhte pushteti vendor, për të ardhmen e një komuniteti të tërë, të cilat kanë të bëjnë nga shëndeti, infrastruktura, me ambientin , kanalizimet, administrinim e mbetejeve të ndryshme, hapsirat e gjelbërta, ambientet për fëmijët dhe që kanë të bëjnë me shumë probleme sociale dhe të përditshme. Vizioni ynë për të zgjedhur përfaqësuesit e komunitetit dhe për tu përgjigjur probleme që kanë qytet në çdo komunë dhe bashki do të japë rrezultat dhe të gjitha mundesitë për të ndikuar për një jetë më të mirë”.
Ndërsa skenari i vetëm i LSI-së mbetet integrimi europian, Meta vuri në dukje dhe gjuhën e urrejtjes së përdorur nga pala kundërshtare, sikurse dhe në 21 janar.
“Përpjekja për të polarizuar në ekstrem situatën aktuale përmes nxitjes primitive të agesiviteteve politike që ju e keni parë ne parlament dhe në 21 janar e që e shikoni në gjuhën e helmatizuar që nuk duan t`ia dinë për të zgjidhur, por që duan të kthejnë në një situatë të acartë në një proçes që janë zgjedhjet lokale, i cili bëhet për të përmirësuar qeverisjen vendore”.
Ai shtoi se LSI-ja është gati për fitoren, ndërsa me programet specifike, kjo forcë do të përqëndrohet tek zgjidhja e problemeve të qytetarëve.