Sequi takon Ramën

Një dite pas regjistrimit te partisë Socialiste ne KQZ, kreu i Komisionit Europian ne Tirane, Ettore Sequi ka zhvilluar një takim me liderin e opozitës Edi Rama. Biseda qe ka zgjatur rreth 20 minuta, është bere ne selinë e PS-së, ndërkohë qe zyra e shtypit nuk ka bere te ditura detaje te takimit. Por burime te tjera thonë se, ne qendër te bisedës ka qene situata politike ne vend si dhe afrimi i zgjedhjeve vendore te 8 majit. Një dite me pare ambasadori amerikan, ambasadori i OSBE-së si dhe ai gjerman, bene apel për zhvillimin e zgjedhjeve sipas standardeve europiane.
Shpërndaje