PS, zyrtarisht në zgjedhjet e 8 majit

Partia Socialiste dhe aleatet e saj opozitare janë edhe zyrtarisht pjese e garës për zgjedhjet vendore te 8 majit. KQZ regjistroi në ditën e fundit të afatit qe përcakton kodi elektoral, partine opozitare te drejtuar nga Edi Rama. Vendimmarrja është ndërprerë vetëm për pak sekonda, duket nga komunikimi telefonik i kryetarit te KQZ, por me pas 4 anëtarët e pranishëm ne mbledhje votuan ?pro? kërkesës së këtij subjekti për të marrë pjesë në zgjedhje. Tre anëtarët përfaqësues të opozitës në KQZ, nuk morën pjese as ne këtë mbledhje. Komisioni qendror, mes 57 subjekte qe dorëzuan dokumentacionin për garën e 8 majit, refuzuan vetëm 2 kërkesa të partive te vogla për mangësi në dosje. Shume prej këtyre forcave politike, krejt te panjohura për publikun, i krijuan vështirësi edhe kreut te KQZ ne shqiptimin e shkronjave sigluese. Kodi elektoral përcakton se 40 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, partitë duhet të regjistrojnë emrat e kandidatëve pranë KZAZ-ve.
Shpërndaje