E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gruaja, arkitekte e identitetit kombëtarë

Berisha me punonjeset e Kryeministrise

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha i uroi gratë dhe vajzat shqiptare gjatë një aktiviteti  të organizuar në Pallatin e Kongreseve nga Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli me temë Gruaja në 100 vjet pavarësi. Berisha e vlerësoi lart figurën e gruas dhe nënës shqiptare duke e cilësuar  atë si arkitekten e identitetit tonë kombëtarë.

Nëna është burimi i jetës.  Për ne shqiptarët, një komb ndër më të lashtët në planet, nëna është arkitektja e identitetit tonë kombëtarë. Çfarëdo që pësuam në dheun tonë, mënxyra dhe pushtime shekullore, ne lindëm shqiptare dhe vdiqëm shqiptarë, falë moralit të grave dhe nënave shqiptare.  Ndaj dhe sot në këtë 100 vjetor, nderimi më i madh ju përket, grave dhe nënave shqiptare u shpreh kryeministri.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë shprehu një mirënjohje të veçantë për të gjitha ato nëna dhe gra, vajza dhe motra, të cilat në vitet 90, siç theksoi ai, me guximin e tyre, me virtytet e tyre ishin të parat që u vërsulën për të përmbysur diktaturën më shpërfytyruese që Europa kishte njohur në tërë historinë e saj.

Kryeministri, ju ka kërkuar grave dhe vajzave, nënave dhe motrave të mos  ndalojnë në përpjekjen e tyre për të realizuar barazinë gjinore.

“Frymëzim që gratë dhe vajzat shqiptare nuk mund ta gjejnë askush më mirë sesa tek shqiptarja e madhe me trup te vogël, Gonxhe Bojaxhi, Nënë Tereza.  Le tju frymëzojë pra ju ,të dashura nëna dhe motra, vajza dhe gra, forca e jashtëzakonshme e shpirtit  të Gonxhe Bojaxhi  për ta bërë shoqërinë shqiptare më të drejtë, më të ndershme më të barabartë, më humane, më të njerëzishme , me të sigurt- th ai.

Në një ceremoni të veçante, kryeministri Berisha u uroi  8 marsin punonjëseve të Kryeministrisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›