Era e keqe e gojës, ja si mund të shmanget
Era jo e këndshme e gojës është një shqetësim që shpesh i vë në siklet ata që e kanë, madje në disa raste ndikon edhe në vetëvlerësimin e tyre dhe raportet shoqërore.
Për të shmangur një siklet të tillë, shumë e rëndësishme është higjiena orale. Specialistët këshillojnë larjen tre herë në ditë të dhëmbëve dhe përdorimin e furçës elektrike. Gjithashtu, një masë shtesë është edhe përdorimi i shpeshtë i gargarës dhe fijes interdentale.
Por në disa raste, nuk janë dhëmbët e prishur shkaktarët e këtij shqetësimi, pasi era e rëndë mund të vijë edhe nga gastritet.
Personat që vuajnë nga era e keqe e gojës mund të gjejnë te frutat dhe perimet aleatë të fortë për ta luftuar atë.
Krahas shmangies së qepës dhe hudhrës, specialistët këshillojnë përdorimin e frutave dhe perimeve jeshile si molla apo finoku. Efektive janë edhe gjethet e mentes apo kokrrat e kafesë, përtypja e të cilave e përmirëson erën e gojës.
Alkooli dhe cigaret? Keni një arsye më shumë për ti lënë. /G.N.