E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan: Kriteret politike, kusht për integrimin

Shefi i delegacionit të Komisionit Europian në Shqipëri, Helmut Lohan, u ka kujtuar dje institucioneve shqiptare se respektimi i të drejtave të njeriut është një kriter për integrimin e vendit në BE. Gjatë një konference për shtyp për të Drejtat e Njeriut, ambasadori i KE-së në Shqipëri theksoi se vendet e Bashkimit Europian do ta vlerësojnë luftën që ka bërë shteti shqiptar ndaj trafikut të qenieve njerëzore dhe luftën ndaj diskriminimit. Duke u ndalur te diskriminimi që në Shqipëri sipas Lohan është evident, ambasadori sugjeroi një ligj për luftën kundër diskriminimit. Në konferencën e djeshme për të Drejtat e Njeriut ishte e pranishme dhe Zonja e Parë e vendit, Teuta Topi. Deklaratat e ndërkombëtarëve për detyrimet që duhet të përmbushë shteti shqiptar në kuadër të reformave integruese janë shtuar ndjeshëm ditët e fundit. Pak ditë më parë, një numër i konsiderueshëm ambasadorësh iu referuan çështjes së korrupsionit duke kërkuar të ndërhyhet urgjent.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›