E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha HEC-et nje nga ceshtjet me madhore rritje e punesimit

Potencialet e mëdha të vendit në sektorin turistik dhe energjetike ishin kryefjala e Kyreministrit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit. 

Ndërkohë që këto potenciale, në gjykim e kreut të mazhorancës kanë rëndësi të dosmodoshme për  zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Por njëkohësisht, sipas tij, ky zhvillim do të sillte dhe zgjidhjen për përballimin e krizës financiare.
Për këtë arsye, fokusuar tek ndërtimi i hidrocentraleve në vend, Kryeministrit vlerësoi faktin se bashkë me këto ndërtime do të kishim dhe një rritje të  punësimit.
“Sot ne miratojmë ndërtimin e disa HEC-eve që do të punojnë mijëra qytetarë.  E vërteta është se ndërtimi i HEC-eve në mbarë vendin është shndërruar sot aktualisht në një gjenerator të fuqishëm të punësimit të qytetarëve shqiptarë edhe në zonat më të thella të vendit, por duhet të pranojmë se është ecur edhe drejtimin kryesor të zhvillimit të qëndrushëm të Shqipërisë. Vendimtar në këtë proces është qëndrueshëmria e zhvillimit dhe leskioni më i madh i krizës që mund të nxirret është se ka vetëm një rrugë të sigurtë për parandalimin e tyre dhe kjo rrugë është zhvillimi i qëndrueshëm”, deklaroi Berisha.
Gjithashtu, në vlerësimin e shefit të qeverisë dhe turizmi është një degë kryesore e ekonomisë në vend dhe në këtë funksion qeveria do të vijojë me investimet në këtë sektor. 
Nderkohe qe Gjiri i Lalzit po shndërrohet në mënyrë të shpejtë në zonë resortesh turisitike. Kater projekte u miratuan vetëm në këtë mbledhje. 

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi 9 projekte, ndër të cilët ndërtimi i tre hidrocentraleve. Në Shqipëri po punohet -tha kryeministri. Në mbledhjen tjetër radha do të jetë e Bashkisë së Tiranës. Plani i Urbanistik i saj është gati.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›