Reshjet shkaktojne permbytje ne Durres Lezhe dhe Fier

Një muaj pas përmbytjeve të dhjetorit lumi Gjanica ka dalë nga shtrati duke përmbytur banesa dhe biznese.
Reshjet intensive të 24 orëve të fundit në Fier dhe Mallakastër kanë shkaktuar fryrjen e lumit dhe daljen e tij nga shtrati. Në orët e para të mëngjesit të së premtes lumi ka vërshuar duke hyrë në banesat e qytetareve.
Bashkia e Fierit ndryshe nga përmbytjet e dhjetorit është angazhuar menjëherë për të ndihmuar banorët në përballimin e situatës dhe minimizimin e dëmeve.
Prefekti i Fierit ka thirrur me urgjence Shtabin e Emergjencave Civile për të hartuar një plan të posaçëm për përballimin e situatës.
Gjithashtu dhe zonat e plazhit dhe Shkozetit ne Durrës janë përmbytur . Ne sektorin hekurudha ne zonën e plazhit banoret kane protestuar duke bllokuar rrugën ne shenje proteste.
E njëjta situate rezulton edhe ne Shkozet, ku një numër i madh shtëpish janë nen ujë. Disa here banoret kane kërkuar zhbllokimin e kanaleve te hapura qe përshkojnë te dy lagjet ne fjale, Plazhin dhe Shkozetin, te cilët bashkohen tek Ura e Dajlanit.
Ndërtimet e kryera vitet e fundit ne këtë vend sipër kanaleve kane bere qe menjëherë pas shirave te përmbyten sipërfaqe te mëdha ne lagjet 13 dhe 14.
Po kështu, mbi 30 shtepi kane prezence te ujit brenda ambjenteve, dhjetra te tjera jane izoluar, kurse mbi 1500 hektare toke jane permbytur. Kjo eshte situata pas reshjeve ne qarkun e Lezhes, ku problematike ka ne Kakarriq, Barbulloje dhe ne Shengjin. Ne qytetin e Shengjinit sipas kreut te Komunes Salavador Kaçaj, ndertimet mbi kolektore dhe bllokimi i kanaleve nga cisternat e naftes ne afersi te portit konsiderohen si shkak i ketyre permbytjeve. Ne kete qark reshjet arriten deri ne 82 mm, ndersa prurjet ne lumin Drin nga perrenjte malor e rriten nivelin me 24 cm mbi kuoten maksimale.