Berisha: Hapja e kutive, katastrofe per vendin
Kryeministri Sali Berisha, ka shuar te gjitha shpresat per te hapur kutite e votimit, duke deklaruar se do te ishte nje katastrofe per vendin. "Kjo nuk mundet kurre te behet. Nje vendim gjykate nuk duhet te trajtohet politikisht. Jam i bindur se do te fitoja edhe nje tjeter mandat, por kjo nuk mjafton. Fitoj nje mandat, por ne kete menyre pergatitet nje katastrofe per demokracine dhe vlerat e saj", tha kryeministri. Njeheresh ai ftoi serish dje kundershtarin e tij Edi Rama dhe opoziten qe te rikthehet ne Kuvend, ai do te jete i gatshem te pranoje cdo kerkese te tyre legjitime. Ku sigurisht nuk mund te hyje kerkesa per hapjen e kutive te votimit. "Ne jemi te vendosur dhe te hapur ndaj opozites. Do te pranojme cdo kerkese legjitime te saj. Sigurisht qe mungesa e opozites ne Parlament eshte lenduese, por ne e kemi shume te qarte se per kete bojkot, nuk mund te penalizojme vendin", tha Kryeministri. Sipas tij, maxhoranca do te vijoje te ftoje opoziten, madje ai permendi edhe ftesen per te dale ne nje konference te perbashket me Ramen, per te pershendetur marrjen e pyetesorit nga Komisioni Evropian. "E perseris ftesen time, pranoj kerkesat e ligjshme te opozites, por kutite e votimit nuk do te hapen, sepse ka nje vendim gjykate", tha prere Berisha. Nga ana tjeter kryeministri i dha te drejte edhe nenes se kryetarit te PS-se, Edi Rama, ne berjen e nje padie kunder tij per shpifje. Sipas tij, cdo qytetar ka te drejten qe te padise kedo, perfshire ketu edhe kryeministrin e vendit. "Kjo eshte deshmi e nje standardi te larte demokratik", tha Berisha, pa komentuar faktin nese do te shkoje ne gjykate per keto akuza apo jo. Ne nje konference per mediat, kreu i qeverise, dale posacerisht per te dhene vleresimin e tij pas pjesemarrjes ne Samitin per Klimen ne Kopenhagen, kreu i qeverise preku edhe ceshtjen e shperblimeve te fundvitit. Sipas tij, kuota e percaktuar si per pensionistet ashtu edhe per punonjesit e administrates shteterore eshte ne perputhje me treguesit ekonomik ne vend. Sipas tij, Shqiperia ne keto vite ka pasur nje rritje rekord me 16-24% ne vit. Por kete vit, per shkak te krizes globale, rritja e te ardhurave ka qene modeste 7-8 % sipas kryeministrit. "Ndaj them se eshte ne interes te te gjitheve, qe shperblimi te behet ne masen qe te jete i perballueshem", theksoi kryeministri. Ai komentoi edhe zgjedhjet e zhvilluara ne Partine Demokratike per anetaret e Keshillit Kombetar te PD-se. Sipas Berishes, riperteritja e Keshillit te PD-se eshte nje faktor shume pozitiv. Ne interesin e cdo force politike, eshte riperteritja e keshillave. Ne kete kuader, kreu i qeverise dhe i Partise Demokratike uroi te gjithe ata qe fituan postin e anetarit ne PD, nderkohe qe falenderoi edhe te gjithe ata qe moren pjese ne kete gare.
Ftesa
Kryeministri Sali Berisha, fton serish opoziten socialiste te rikthehet ne Kuvend. Sipas Kryeministrit, maxhoranca eshte e gatshme te pranoje cdo kerkese te saj legjitime. Jo hapjen e kutive te votimit, qe sipas PD, eshte nje kerkese jo legjitime.