Lidhjet e kompozitorit me nazistet gjermane vine nen nje pamje te re
Kompozitori Jean Sibelius eshte argumentuar si muzikanti me i madh i fillimit te shekullit te 20-te, po aq sa ishte dhe Ezra Pound ne letersine moderne. Tashme, plot 50 vjet pasi kompozitori finlandez ka vdekur me 1957 (ne moshen 91-vjecare), nje muzikolog nga Teksasi pretendon se Sibelius ishte i ngaterruar fajesisht me nazistet gjermane dhe keshtu mund qe t'i bashkohet ne kete pervoje Pound-it, Richard Wagner-it dhe Louis-Ferdinand Céline-it ne grupin e zgjedhur te atyre artisteve, qe benin pjese ne ata qe bene poshterimin anti-semitik.
Lidhjet e Sibeliusit me Nacional-Socialistet perbenin nje mbeshtetje aktive per Nazizmin dhe perpjekjet e propagandes se kesaj te fundit ne Gjermani dhe ne Vendet Nordike, shprehet Timothy L. Jackson, profesor i muzikes ne Universitetin e Teksasit te Veriut.
Te tjere eksperte, qe jane marre me Sibelius, thone se Jackson eshte duke u orvatur te krijoje nje figure nazisti prej njeriut, i cili thjesht ne te gjalle kishte nevoje te lidhej me Rajhun e Trete te mbijetonte dhe pergjate pjeses me te madhe te botes, ishte ndoshta si teper i vetekenaqur me ngritjen e Hitlerit.
Roli i kompozitoreve evropiane, qe kane ndihur ne formen e krijimit te karakterit grotesk te Nazizmit ka qene per nje kohe te gjate nje ceshtje e shumeperfolur ne rrethet muzikologe; debate qe kane gjeneruar shume diskutime e qe lidhen madje me figura te tilla si Wagner, e nga ana tjeter te cojne ne argumentin se dyshimet e shfaqura mbi Sibeliusin mund te ndikojne dukshem ne percjelljen e muzikes se tij, por edhe ne menyren sesi Romantizmi muzikor e ka shikuar historine e jetes kulturore te shekullit te 20-te.
Jackson i ka bere te njohur akuzat e tij kunder Sibelius ne nje ese te gjate, ne nje liber qe e ka pergatitur se bashku me tre kolege te tij me titullin: Sibelius ne Boten e Vjeter dhe te Re: Aspekte te muzikes, interpretimit dhe Pritjes se tij, liber i cili Grupi Botues Peter Lang ka vendosur ta botoje ne gjysmen e pare te vitit te ardhshem. Jackson, qe njihet si nje specialist i kompozitoreve te vonshem Romantike, te tille si Anton Bruckner, Richard Strauss dhe Sibelius, e ka shtruar argumentin e tij ne mbledhjen vjetore te Shoqates Muzikore Amerikane ne Philadelphia. Kjo ka bere qe te shkembehen pafund e-maile sqarimesh mes shume eksperteve te Sibelius, shume prej te cileve i kane ndare ato edhe me The Chronicle, qe po boton kete ese.
Nga arkivat e Sibeliusit dhe burimet e tjera, Jackson ka mbledhur nje mase te madhe dokumentesh, letrash, letrave qeveritare dhe lajmeve te gazetave per te sfiduar nje standard, i cili ruhet per Sibelius: qe ai vete ishte nje vezhgues pasiv dhe apolitik i ngritjes se Nazizmit dhe efekteve te tij ne Evrope.
Ai thote se mrekullimi i hershem i Sibelius drejt mitologjise finlandeze dhe Nacionalizmit rezononte shume me Nazizmin. Dhe, ndersa Rajhu i Trete fitonte forcen e tij, Sibeliusi arriti te merrte mbeshtetjen e tij financiare, ate qe akordohej nga ky institucion per artistet. Per shembull, qe ne vitin 1933, koha kur Jozef Gebels u emerua minister i Propagandes, Sibeliusi, ne ate kohe qe ishte krejt i mire-afirmuar dhe ne moshen 67-vjecare, filloi te perfitoje tek taksat dhe tek kursi i kembimit te valutes... nje mase speciale per ate kohe, te cilen Gebels e aprovoi per disa artiste te vecante.
Kjo lloj marredhenie ishte nje lloj gjallerimi i regjimit "miqesor me artistet", sugjeron Jackson. Por, nazistet ishin vecanerisht te interesuar ne drejtim te Sibelius, shton ai po ketu. Per shembull, ne vitin 1935 Sibelius pranoi Medaljen Gete, urdher qe Adolf Hitleri e konfirmonte me firmen e tij. Te pakten, qe nga viti 1941, ai merrte nje pension nga Gjermania qe ishte baras me gjysmen e mesatares se te ardhurave vjetore te nje gjermani. Kurse me 1942, zyrtaret e Rajhut te Trete aprovuan themelimin e Shoqates gjermane Sibelius.
Admirimi i Nazisteve per Sibeliusin ishte i tille saqe shume historiane te muzikes e shikojne me shume dyshim kompozitorin. Jackson ka siguruar dhe me shume ushqim per kete pretendim. Ai argumenton se duke shkuar ne kohe edhe me te gjithe dheniet e titujve kaloresiake, Sibeliusi mori persiper mbi vete "Nje akt politik te nje rendesie te konsiderueshme per Finlanden, pse jo dhe per Gjermanine me nje kuptueshmeri te madhe te propagandes".
Por, edhe nje veprim i vetem i tij, e ilustron me se miri afrimitetin e Sibeliusit ndaj karakterit te nazisteve, e kjo lidhet me tradhtine qe ai i beri kompozitorit te ri me origjine hebreje Günther Raphael. Ne vitet 1931 deri me 1936, Raphael iu lut Sibelius ne menyre te vazhdueshme, urgjente dhe gati meshiruese per ta ndihmuar te mbante pozicionin e tij te mesuesit ne Gjermani, ne kohen kur te gjithe artistet hebrenj ishin perzene nga pozicionet e tyre.
Jackson insiston qe Sibelius mund t'i ishte bashkuar shume artisteve te mirenjohur te kohes, qe i kerkuan Gebelsit te mbronte koleget e tyre hebrenj. Ndersa ai, as nuk e rrezikoi pozicionin e Gebelsit me kete rast.
Dhe, ne mes te vitit 1942, thote Jackson, kur ende dukej se Gjermania mund te fitonte luften, Sibeliusi pranoi qe te intervistohej ne shtepine e tij ne Finlande nga Anton Kloss, nje reporter lufte i SS-ve, qe ka te ngjare te kishte marre pjese ne mizorite me te njohura te luftes. Kuptohet, thote Jackson, ne ate kohe Sibeliusi duhet ta kishte degjuar se cfare kishin bere gjermanet neper te gjithe Evropen.
Te tilla veprime e denojne Sibeliusin, pranon ai, megjithese kompozitori duhet pranuar se ne fund te vitit 1943 i denoncoi nazistet "per paragjykimet e tyre te keqija sociale" - krejt qetesisht ne ditarin e tij.
Ajo qe eshte me sinjifikative mbetet fakti se ai vazhdoi te merrte para nga nazistet gjate te gjithe luftes, madje ka arritur dhe te ankohet qe parate nuk vinin ne kohen e duhur.
Jackson shkruan se ai beson qe shkollaret sibeliane e kane pare Sibeliusin me shume nga hagjiografia sesa nga perspektiva historike, e cila eshte ne pergjithesi e perbashket ne biografite e shkrimtareve te medhenj-dhe ka lartesuar, si rezultat figuren e tij sikur te jete gati nje shenjt.
Per specialistet e tjere sibeliane, thuhet se eshte vete perspektiva e shikimit te Jackson ajo qe eshte e deformuar. Ne intervistat me telefon dhe ne shkembimet e tyre te email-ave me historianin e muzikes nga Teksasi, ata i karakterizojne pretendimet e tij si nje fushate e kote per te njollosur.
Duhet marre parasysh edhe moshen dhe izolimi i Sibeliusit ne kohen qe erdhi lufta -ngaqe duhet pranuar se ai ne fakt kishte ndalur se kompozuari prej pothuaj 20 vite me pare -sugjeron nje nga autoritetet e njohura finlandeze te Sibelius, Vesa Sirén. "Te kemi parasysh se ne jemi duke folur per nje burre te vjeter, tashme krejt pa floke, me duar qe i dridhen dhe me nje perde te tille ne sy saqe e kishte ndoshta te veshtire qe te kuptonte se para vetes do te kishte dhe ndonje SS", thote Siren, nje gazetare e specializuar per muzike dhe autore e nje studimi, ne te cilen eshte shkruar sesi bashkekohoret e shikojne Sibeliusin dhe nderkohe eshte edhe redaktore e website zyrtar te Sibeliusit.
Sirén, ashtu si edhe Veijo Murtomäki, nje profesor i muzikes ne Akademine Sibelius ne Helsinki dhe nje autoritet i rendesishem ne punet per Sibeliusin e lavderon Jackson, i cili ka terhequr vemendjen per keto fakte, te cilat kane lidhje me jeten e Sibeliusit, te tilla si vlera monetare dhe favoret e mirenjohura qe ai mori nga admiruesit e tij prej Rajhut te Trete. Ani, pretendimet e Jackson vazhdimisht jane fryre dhe jane jashte konteksti, insistojne se bashku Sirén dhe Murtomäki .
Anipse, intervista e vitit 1942 me reporterin SS, sipas Jackson, eshte nje fakt tjeter i dukshem i argumentit te tij, sepse Sibeliusi ishte teper i vetmuar dhe fare rralle ka dhene intervista per gazetat. "Krejtesisht pa sens", e perqesh Sirén. Sibelius ka bere disa intervista gjate vitit 1940 dhe shpesh me urdher te Ministrise se Jashtme te Finlandes. "Ai ka thene se nuk donte te shikonte kaq shume njerez ne shtepine e tij, por ai gjithnje mundej nese flitej per Finlanden", ka shkruar Siren. "Sibelius ishte nje kompozitor i madh dhe gjithashtu mendjemadh dhe pak femije. Por ai ishte dhe nje patriot i njohur".
Dhe, me kete rast, duke marre parasysh karakterizimin per parate, sak ato qe mori Sibeliusu nga Gjermania "me llogarite e Nazisteve", Siren shton: "Kur nazistet moren pushtetin, gjeja e fundit ne mendjen e tyre ishte qe t'i bindeshin ligjeve nderkombetare te se drejtes". Sibeliusi me kokefortesi bindi miqte e tij-qe nga Gjermania, ku edhe ishin shume prej tyre, ashtu si edhe nga te gjithe vendet e tjera. "Ne mund te argumentojme se ai do te ishte shume me mire sesa te thoshte qe s'dua asgje te bej me Gjermanine, por serish ai kishte te drejte te interesohej per parate qe buronin nga te drejtat e tij", thote ajo.
Dhe, per sa i perket vendimit per te mos ndihmuar Günther Raphael, a eshte kjo vertet nje prove e anti-Semitism? Ky pretendim, thote Sirén, injoron faktin se profesori mori dhe hodhi poshte ne ate periudhe qindra kerkesa te tilla dhe qe nga vitit 1930, ai kishte pasur vertet mjaft. Ne fakt, thote serish Siren, kishte dhene kaq shume rekomandime, qe ishin me shume te motivuara nga politesa sesa ishte ne te vertete i informuar per kualifikimin e vertete te marresve te tij, saqe "tashme ndjente realisht qe ishte ne mes te folese se genjeshtrave".
Murtomäki, qe bashke me Jackson eshte nje nga redaktoret e koleksionit te ardhshem te eseve, Sibeliusi ne Boten e Vjeter dhe te Re, dyshon se gjithe dobesite ne gjithe kritikat e kolegut te tij per Sibeliusin kane te bejne me faktin se ai ka injoruar kontekstin historik.
Dhe, nje tjeter shembull i thjeshte: Nje kundershtim per sa i perket faktit, qe permend Jackson ne lidhje me pranimin e medaljes Gete nga Sibeliusi ne vitin 1935. Murtomäki pyet: Pse nuk mund te pranonte Sibeliusi nje nder te tille, nderkohe qe ai ne ate kohe ishte vertet kompozitori klasik i gjalle me i njohur i botes dhe qe deri me atehere kishte fituar te gjitha nderimet neper bote?
Jackson, po ashtu, injoron kompleksitetin e menyres sesi finlandezet e shikonin Gjermanine, sqaron Murtomaki. Ai veren se ne fillim te Rajhut te Trete, shume finlandeze besonin se Gjermania jo vetem qe i kishte mbrojtur shume nga qytetaret e saj, por edhe kishte luajtur nje rol efektiv perkundrejt rrezikut Bolshevik. Ne vitin 1939 Bashkimi Sovjetik sulmoi dhe mori nen kontroll nje pjese te vecante te Finlandes. Keshtu qe Finlanda ne 1941 e shpalli vetveten si aleate te Gjermanise, me shpresen se do shpetonte si nga invazioni sovjetik, por me vone edhe nga ai nazist. Dhe, vertete, ne shtator te vitit 1944 filluan luften shtate mujore, te ashtuquajturen Lufta Lapland kunder Gjermanise.
Me gjithe keto kthime, Sibeliusi vuajti kembimet e koheve: Per nje fare kohe, ai nderohej si nje vendoses i standardeve te larta; ndersa nga ana tjeter, ai eshte qortuar qe eshte trajtuar si nje lolo nazist fale prejardhjes Ariane. Por pergjate kesaj lekundje, Sibeliusi vleresohet edhe per ngazellimin e tij per Gjermanine, nje vend qe finlandezet e konsideronin si nje Meke kulturore.
"Profesor Jackson ka disa copa puzzle ne duart e tij, vetem se piktura qe eshte duke konstruktuar eshte shume me e cuditshme per ne qe e dime me mire se ai situaten kulturore dhe politike ne Finlande gjate Rajhut te Trete", ka thene Murtomäki.
Ai shton se tek e fundit Jackson ka bere nje sherbim per historine finlandeze te lidhjeve kulturore, shkencore dhe politike me koleget gjermane gjate Rajhut te Trete. Por ndersa Jackson vazhdon te insistoje se raportimet e tij jane me shume sesa thjesht rrethanore, Murtomäki serish s'eshte i sigurt per kete: "Keshtu, Sibelius ishte egoist dhe lajkatuar prej fames se tij ne Gjermani dhe donte parate e tij. Me vjen keq per kete. Por kjo nuk e ben ate nazist apo ndonje mik te madh te ndonje personi SS apo ndonje veprimi te bere prej tyre. Historia s'eshte e lehte".
Johan Julius Christian Sibelius
Jean Sibelius u lind me 8 Dhjetor 1865 dhe vdiq me 20 shtator 1957. Ai ishte nje kompozitor i njohur finlandez i periudhes se Romantizmit, muzika e te cilit luajti nje rol
te rendesishem ne formimin e identitetit kombetar finlandez.
Thelbi i vepres se Sibeliusit eshte i vendosur ne shtate simfonite e kompozuara prej tij. Ashtu si Beethoveni, Sibeliusi perdori secilen prej tyre per te zhvilluar me tej stilin e tij personal kompozicional. Ndryshe nga Beethoveni qe i perdorte simfonite per te bere deklarimet e tij publike dhe i rezervonte ndjenjat e tij me intime per punet me te vogla, Sibeliusi i cliroi ndjenjat e tij personale drejt vete simfonive qe krijoi. Keto pune vazhdojne te luhen ne menyre te vazhdueshme ne skenat me te njohura boterore koncertore dhe po ashtu regjistrohen shpesh.
Per sa i perket simfonive, kompozimi me i njohur i Sibelius mbahet Finlandia, Valse Triste, koncerti per violine, Karelia Suite dhe Mjellma e Tuonela. Punet e tjera perfshijne pjese te frymezuara nga Kalevala, qe jane mbi 100 kenge me ze dhe piano, opera Jungfrun i tornet (Vajza e Kulles), muzike dhome, muzike per piano, 21 pjese te ndara per muzike korale, dhe muzike rituale Masonike. Ai kompozoi deri ne mesin e viteve '20 dhe pasi plotesoi Simfonine e shtate (1924), muziken e Stuhise (1926), dhe nje poeme Tapiola (1926), nuk punoi me per gjera te medha. Beri nje perpjekje te fundit per Simfonine e Tete, por s'ia doli.
*Perktheu nga origjinali i The Chronicle nga Ben Andonit