E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nxenesit, 14 kerkesa per ndryshimin e matures

Maturantet e ketij viti, pak para se te filloje procesi i Matures Shteterore kane kerkuar qe te kete nje sere ndryshimesh. Ne nje rezolute te hartuar e cila tashme ka shkuar ne duart e drejtuesve te arsimit por edhe te APRIAL jane 14 kerkesa nga nxenesit te cilet duhet te rishikohen dhe te ndryshohen.
Kerkesat
Duke pare problemet e hasura gjate ketyre viteve, nxenesit e gjimnazeve kane kerkuar qe te ndryshohet nje pjese e Matures Shteterore. Sipas tyre, duhet ti jepet me teper rendesi mesatares se kater viteve e cila duhet te zero 40 per qind te pikeve dhe jo 20 per qind. Po keshtu pyetjet te cilet do te pergatiten per provim te jene nga literatura e zhvilluar gjate viteve shkollore. Nderkohe qe kjo literature duhet te behet e ditur ne fillime te vitit shkollor. Po ashtu, sipas nxenesve, tezat e hartuara per profilin shoqeror duhet te jene te ndryshme nga ato te profilit natyror. Pika tjeter eshte qe nxenesit t'i jepen tezat te ngjashme me ato te Matures Shteterore dhe t'i referohen programit mesimor. Ndersa per sa i perket komentit te Letersise i cili ka krijuar gjithmone probleme gjate ketyre viteve, maturantet kane kerkuar qe ne teze te jene ato komente te cilat zhvillohen edhe vitit shkollor dhe mos te dilet jashte teksteve mesimore.
Lendet
Maturantet i kane kerkuar Ministrise se Arsimit qe ne provimin e Letersise dhe ate te Gjuheve te Huaja t'i jepen me pak pike esese, pasi kjo ka shume probleme me nxenesit dhe i ul shume pike atyre. Kjo kerkese eshte pasur me nje te ngjashme, qe ne provimin e Gjuheve te Huaja edhe pjesa e te lexuarit te jete me e shkurter. Heqja e provimit te detyruar te Matematikes per "Liceun Artistik" dhe provimi i detyruar i Letersise per shkollen e mesme Elektrike dhe Ekonomike, eshte nje tjeter kerkese e perfshire ne rezoluten e maturanteve. Nderkaq, ne nje pike tjeter ata sugjerojne qe te ndahet provimi i Ekonomise nga ai i Filozofise.. Jo pak te vemendshem duket se maturantet kane qene edhe per sa i perket koeficienteve te shkollave, te cilet perbejne nje komponent me vete ne llogaritjen e pikeve te Matures. Per kete arsye, maturantet i propozojne ne forme kerkese Ministrise se Arsimit qe te rishikohen koeficientet e vendosur per shkollat ne baze te nivelit te tyre si dhe te rishikohen ndryshimet ndermjet koeficienteve te profilit shoqeror dhe atij natyror. Nderkohe nje tjeter pike shume e rendesishme qe maturantet kerkojne tu ndryshohet eshte edhe mundesia e rishikimit dhe rivleresimit te tezes.
Ndryshimet e propozuara
Te rritet perqindja e mesatares se 4 viteve deri ne 40 %.
Te rishikohen koeficientet e vendosur per shkollat ne baze te nivelit te tyre dhe te rishikohen ndryshimet ndermjet koeficienteve te profilit shoqeror dhe atij natyror.
Te informohen nxenesit per deget e reja qe hapen, pra te funksionoje keshillimi i karrieres neper shkolla.
Te ulet sasia e degeve te zgjedhura per plotesimin e formularit A1.
Korrigjimi te behet nga mesues te trajnuar.
Te kete mundesi rishikimi dhe rivleresimi te tezes
Pyetjet te hartohen ne baze te njohurive te marra gjate 4 viteve te shkolles, duke u marre parasysh dhe profili i zgjedhur nga nxenesi.
Tezat e hartuara per profilin shoqeror te jene te ndryshme nga ato te profilit natyror.
Te percaktohet literatura qe ne fillim te vitit shkollor. Ne fillim te vitit shkollor dhe gjate tij, nxenesit t'i jepen tezat te ngjashme me ato te Matures Shteterore dhe t'i referohen programit mesimor.
Pyetjet per koment ne tezat e Letersise te jene ato qe do te behen gjate vitit shkollor dhe mos te dilet jashte teksteve mesimore.
Ne provimin e Letersise dhe ate te Gjuheve te Huaja t'i jepen me pak pike esese, pasi kjo ka shume probleme me nxenesit dhe i ul shume pike atyre.
Ne provimin e Gjuheve te Huaja, pjesa e te lexuarit te jete me e shkurter.
Te hiqet provimi i detyruar i Matematikes per "Liceun Artistik" dhe provimi i detyruar i Letersise per shkollen e mesme Elektrike dhe Ekonomike.
Te ndahet provimi i Ekonomise nga ai i Filozofise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›