"Borxhet do t'i shlyejme, ndertuesit ngrene cmimin"
Qeveria nuk do t'i mbetet kurre borxh as edhe nje qindarke qe mund t'i kete nje individi, jo me nje sipermarresi. Keshtu iu pergjigj dje kryeministri Sali Berisha, ankesave te Shoqates se Ndertuesve, te cilet kerkuan nga ekzekutivi tu jape borxhin e prapambetur qe u ka. "Une nuk mund te injoroj veshtiresite qe kane ndertuesit. Por nuk mund ta kuptoj se si mund te kene krize, kur cmimet jane rritur me 20%", u shpreh dje ne mbremje Kryeministri. Nderkohe qe Shoqata e Ndertuesve kerkuan pak kohe me pare, qe qeveria te ndale sulmet e pa principta mbi biznesin e lire. "Perfaqesuesve te vecante te biznesit, po u bejne etiketime te ndryshme per interesa te klimes se acaruar politike dhe jo ne rruge korrekte, administrative e ligjore. Mungon deshira per dialog per zgjidhjen e probleme te cilat me shume se tonat jane probleme ekonomike te vendit", u ankuan ndertuesit. Kryetari i Shoqates, Maksi Muci, theksoi se nese do te vijohet me kete menyre dhe qeveria nuk do te marre masa, atehere puna ne kantieret ku ndertohet, do te nderpritet. "Ne rast te mospermbushjes se kerkesave, i propozojme qe shoqata te ndermarre masa per nderprerjen e punes per nje muaj ne kantieret e anetareve te saj dhe si rrjedhoje mos derdhjen e asnje detyrimi per kete periudhe", paralajmeroi Muci. Ndertuesit kerkuan gjithashtu qe borxhi i prapambetur i ketij viti si rezultat i detyrimeve te papaguara nga ana e qeverise te merret ne konsiderate per ndertimin e objekteve te reja ne 2010