Policia e Kosovës arreston një belg për pedofili
Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, tha se 30 vjeçari nga Belgjika ishte arrestuar dje në Prishtinë për akte të “abuzimit seksual të të miturve”. Sipas zëdhënësit Beka, autoritetet e Belgjikës kishin lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për këtë person, i cili dyshohet se ka kryer afro 30 keqtrajtime seksuale. Ende nuk dihet identiteti i të arrestuarit, por bëhet e ditur se ai ka ka punuar si menaxher në një rrjet ndërkombëtar të vullnetarëve, që ka ngritur qendra mësimi për fëmijët në Kosovë.