Poni Opozita te jape votat e saj per ndarjen administrative
Zevendesministri i Brendshem Ferdinand Poni kerkoi dje qe opozita te jepte kontributin e saj per te bere te mundur nje ndarje te re territoriale ne vend. Ne nje konference te organizuar dje nga Shoqata e Komunave te Shqiperise me 135 kryetaret e rinj te komunave ne te gjithe vendin Poni theksoi se shume nga keto njesi vendore i ngjanin qendrave urbane. Sipas zevendesministrit te Brendshem vetem nje shumice e cilesuar ne Parlament mund te sjelle kthimin e ketyre komunave ne bashki. Sot shume nga komunat ne vend jane urbanizuar aq shume sa nuk mund te quhen me te tilla. Por per shkak se famshmes tre te pestat ne Parlament ne nuk mund ti kthejme dot ne qytete ashtu sic ato e meritojne theksoi Poni duke kerkuar ndihmen e opozites ne kete proces. Aktualisht sipas Ministrise se Brendshme komuna si Shengjini Paskuqani dhe Velipoja kane permbushur standardet per te qene qytete. eshtja e mungeses se shumices se cilesuar ne Kuvend eshte bere pengese per realizimin e shume nismave te rendesishme mes te cilave dhe reforma territoriale.