E Diel, 1 Nëntor 2026

Koalicioni i majte fitoi 35 bashki ai i djathti fiton vetem 30 bashki

KQZ Certifikimi i 8 majit merr vetem 4 vota PS para PD me mbi 100 mije vota

Rezultati perfundimtar i zgjedhjeve miratohet pa konsensus mes 7 anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Certifikimi final i rezultatit qe prodhoi 8 maji u be vetem nga kater anetaret e KQZ-se te cilet jane anetare te propozuar nga mazhoranca ne kete institucion. Tre anetaret e opozites nuk pranuan qe te votojne duke e bojkotuar ate. E gjithe odiseja e zgjedhjeve te 8 majit mbyllet pas kater muajsh vonese. Vendimi i marre me kater vota cilesohet si i pranueshem pra nuk ka pasur ndonje kriter ligjor per pese vota te anetareve. Por ndryshe nga zgjedhjet e 2009-s ku miratua me shumicen e votave te anetareve te KQZ-se mospasja e konsensusit per rezultatin perfundimtar ben te qarte ndasite e paleve per mbarevajtjen e procesit zgjedhor. Mbledhja ka nisur me nje debat midis kryetarit te KQZ-se Arben Ristani dhe perfaqesuesit te PS-se ne kete institucion Genc Gjoncaj. Ai tha se nuk njeh Ristanin si kryetar te KQZ. Kreu i KQZ theksoi se pozicioni i tij si drejtues eshte i padiskutueshem dhe meqe nuk e njohin si kryekomisioner ai ia nderpreu fjalen. Nenkryetarja e KQZ Deshira Subashi theksoi se nuk mund tu mohohet fjala perfaqesuesve te nje partie te madhe opozitare sidomos kur behet fjale per nje rezultat perfundimtar te zgjedhjeve. Nuk mund ti nderpresesh fjalen perfaqesuesit te opozites. Do tju kerkoja ose te nderprisni seancen e te rikthehemi ose jepini fjalen perfaqesuesve te PS-se. Shume keqardhje per kete komunikim sepse kryetari me ligj nuk mund tia nderprese fjalen nenkryetares. Ndodhem ne menyre te papritur ne kete mbledhje te kesaj problematike. Nuk mund te ndodhte ndryshe nga i gjithe procesi zgjedhor kete pasqyroi edhe kjo mbledhje e fundit e thirrur nga ju per te shpallur rezultatin perfundimtar te zgjedhjeve. Kuptova shume mire qe ju nuk deshironi qe ne te themi fjalen per ate qe ka ndodhur ne procesin zgjedhor. Akti qe kemi eshte nje vendimmarrje qe do te marre vemendjen time sic kam bere ne cdo raund zgjedhjesh qe jane bere ne Shqiperi u shpreh Subashi. Anetaret e opozites me pas kane bojkotuar mbledhjen.

Shifrat

Partia Socialiste e dale ne keto votime ne koalicionin Aleanca per te Ardhmen ka fituar 35 bashki 4 njesi bashkiake dhe 106 komuna pra 144 njesi vendore. Partia Demokratike e dale ne keto zgjedhje ne koalicionin Aleanca per Qytetarin ka fituar 30 bashki 7 njesi bashkiake dhe 181 komuna gjithsej 218 komuna. Sipas shifrave zyrtare te KQZ-se PBDNJ ka fituar 8 komuna LZHK ne 2 komuna dhe MEGA ne 1 komune. Koalicioni Aleanca per Qytetarin ka fituar gjithsej 3443 mandate keshilltaresh ndersa Aleanca per te Ardhmen 2512. Pjesa tjeter i takojne te pavarurve me 18 anetare MEGA me 179 anetare dhe PBDNJ me 119 anetare. Ne shkalle vendi ka 6152 keshilltare. Sipas te dhenave zyrtare te KQZ-se koalicioni Aleanca per te Ardhmen ka marre gjithsej 671612 vota ndersa koalicioni Aleanca per Qytetarin ka marre 813315 vota. Diferenca mes dy koalicioneve eshte 141.723 vota. Partia Socialiste ne keto zgjedhje eshte subjekti me i votuar. Me 8 maj pro sigles se PS-se kane votuar 432804 vete ndersa per siglen e PD-se 330933 persona. Ne total PS eshte para ndaj PD-se me 101.871 vota. Socialistet ne shkalle vendi kane me shume keshilltare se sa demokratet. PS ka gjithsej 1447 keshilltare ndersa demokratet 1192 keshilltare. LSI ne keto votime ka marre 117.688 vota ndersa PR ka marre 73.806 vota PDIU ka marre 63426 vota. PBDNJ si partia qe konkurroi jashte koalicionit te majte ka marre gjithsej 40.710 vota. Ndersa MEGA nje parti rivale e PBDNJ-se ka marre me 8 maj 4976 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›