E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e imunitetit përcaktues për statusin

Kryeministri Berisha ka deklaruar sot se vendi ndodhet përpara një vendimmarrje kushtetuese që do të jetë përcaktuese për të hapur dyert që vendi të marrë statusin e kandidatit.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se heqja e imunitetit është një detyrim madhor që kërkohet nga Shqipëria për procesin e integrimit ndërsa i kërkoi sërish kreut të opozitës ta votojë më 6 gusht.

"Në një letër komisioneri Fyle kërkon që bashkëpunimi të kompletojë reformat e tjera, imuntietin dhe më pas ligjet që janë në parlament. Dje, min e qipros bëri një vizitë dhe shprehu vullnet për të ndihmuar Shqipërinë në këtë rrugë por bëri të qartë se është detyrim madhor dhe përcaktuaes është qëndrimi ndaj imunitetit. Mos heqja e imuniteti dëshmon se politikanët e këtij vendit nuk ka vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe po kërkohet ajo që është një normë në vendet e BE-së. Zotin Rama prapë e ftoj të lëmë mënjanë retorikat dhe ti bëjmë një shërbim të madh këtij vendi, çdo shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Më 6 gusht kemi në dorë të rrëzojmë murin e imunitetit, murin e korrupsionit që i ka zënë derën procesit të integrimit të vendit”, tha Berisha.

Duke iu drejtuar Ramës, Berisha shtoi se " është kalkulim i gabuar nëse mendon se duke bllokuar statusin bllokon qeverinë. Ti bllokon më shumë Shqipërinë, të jesh i bindur se shqiptarët do flasin në mënyrën më serioze, çfarë kërkove u plotësua”.
 

Kryeministri Berisha iu referua sot edhe një studimi ndërkombëtar i cili e rendit Shqipërinë në vendin e 12 përsa i përket lirisë ekonomike.  “Në këtë shkrim, këto institucione ndër më seriozet në botë konkludojnë se zgjerimi i lirisë ekonomike ka bërë që Shqipëria ish-komuniste që ishte e 93-ta në botë të zbresë në vendin e 12 në botë, ndërsa një vend tjetër mik i cili ishte një dekadë më parë në vendin e 42 në botë të ngjitet në vendin e 84 në botë, si rezultat i përpjekjeve për të injektuar socializëm dhe dështim", u shpreh Berisha, raporton noa.al.

Sipas tij, gjatë 10 viteve Shqipëria ish-komuniste thotë studimi lëviz në vendin e 12 në botë dhe po të krahasosh këto dy vende Shqipërinë dhe Afrikën e Jugut të vlerësuar në shkallën 10, Shqipëria merr notën 9.06 për sa i përket përmasave të qeverisë.

Duke përshëndetur reformat e kësaj administrate kryeministri garantoi qytetarët shqiptarë dhe biznesmenët shqiptarë se liria ekonomike do njohë dimensione të reja, ndërsa theksoi se punësimi është dhe do mbetet synimi më madhor i Qeverisë, në iniciativën e lirë dhe jo me punësim në administratë.

Kryeministri Berisha gjithashtu ka kërkuar ndalimin e therjes dhe tregëtimit të mishit në rrugët e vendit.

vijon..

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›