Pato krenar që do të mbajë fanellën e Inzaghit

Alexandre Pato është krenar që ka trashëguar fanellën me numër 9 të Pippo Inzaghit te Milani.
Inzaghi ka varur këpucët për të marrë një rol trajneri në akademinë e Milanit.
“Jam shumë i lumtur me Rossonerët. Shpresoj se numri 9, që më është lënë nga Inzaghi, të më sjellë fat, pasi dua të shënoj shumë gola”.
“Askush nuk e di të ardhmen, por mund vetëm të them se jam shumë i lumtur te Milani”, ka thënë Pato.