Malaj: Duhet të votojmë imunitetin më 6 gusht

Malaj shprehet se ndryshimet kushtetuese duhen bërë në vijim.
”Nuk kam nguruar që publikisht ta them që ne duhet ta votojmë me datën 6 gusht, duke e parë në raport me integrimin e vendit. Pra ngjarjet historike nuk presin mirëkuptimet tona, ose reforma të plota. I gjithë zhvillimi, edhe politik, edhe ekonomik ka ardhur hap pas hapi.
Në këtë moment ka marrë prioritet një kuadër i ri për imunitetin. Sigurisht që Kushtetua e vendit ka nevojë të rishikohet, sigurisht që ekuilibri i ndarjes dhe kontrollit të pushteteve është prishur. Unë them që koha në politikë është shumë e rëndësishme. Kështu që në këtë aspekt, për faktin se ndodhemi përballë një mundësie, një testimi për të marrë statusin e vendit kandidat pas dy dështimeve të njëpasnjëshme, personalisht, pavarësisht se sot mund të ketë shumë skeptikë për çfarë ndodh në Bashkimin Evropian, jam një mbështetës i hapur dhe i fortë që vendi duhet të mos ketë asnjë çoroditje, asnjë hezitim dhe asnjë vonesë në hapat integrues, qoftë për analizën historike të vendit, qoftë edhe për atë që inspiron dhe mbështet Bashkimi Evropian, e ardhmja jonë duhet të jetë brenda BE-së dhe për këtë nuk duhet të vonohemi në asnjë rast”, ka deklaruar Malaj.
Deputeti opozitar deklaron se nëse imuniteti është një tjetër kriter me rëndësi për integrimit, ai duhet miratuar, por vijon se nëse dështimi për marrjen e statusit vjen sërish, faji i përket mazhorancës. “Në qoftë se, dhe këtu është edhe debati që bëjmë me PD-në, vendi ka mbetur jashtë dyerve të BE-së jo për faj të opozitës, po për dështime të mazhorancës, ne mund të jemi vendi i fundit në të gjithë Ballkanin Perëndimor për kohën që kemi humbur nga momenti që kemi dorëzuar zyrtarisht kërkesën për anëtar, sepse nuk ka kërkesë për kandidat dhe mosmarrjen e statusit të vendit kandidat”, deklaron ai. /Start/
2012-07-31 09:02