Klinton: SHBA mbështet reformat në Shqipëri

“SHBA dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë në shumë fusha. Ne jemi mirënjohës për rolin thelbësor që ka luajtur vendi juaj në ruajtjen e stabilitetit në Ballkan dhe vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë në përpjekjet tona të përbashkëta në Afganistan dhe në një sërë çështjesh në forumet ndërkombëtare. Do të doja të përsërisja mbështetjen amerikane për Shqipërinë në kryerjen e reformave të nevojshme për të arritur objektivin e saj për anëtarësim në BE”, shkruan Klinton.
“Jam e bindur se ju si Ministër i Jashtëm do të punoni për një zhvillim të mëtejshëm demokratik dhe prosperitet ekonomik në Shqipëri, do të ruani politikën e jashtme konstruktive të vendit tuaj dhe të vazhdoni të forconi lidhjet mes vendeve tona”, thuhet në mesazhin e sekretares amerikane. /Start/
2012-07-31 08:40