E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tavo për bluzat e bardha: Gadishmëri dhe respektim të orarit

Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ka kërkuar gadishmëri të plotë të të gjithë sistemit shëndetësor për t`iu ardhur në ndihmë qytetarëve dhe përballuar problematikat që shfaqen në sezonin veror. Në një takim me drejtues të qendrave shëndetësore, urgjencave dhe poliklinikave, Tavo kërkoi respektimin e orarit si dhe komunikim korrekt me qyetetarët nga bluzat e bardha.

“Një kujdes i veçantë duhet të tregohet për të moshuarit dhe për fëmijët e moshës 0-1 vjeç sidomos për virozat. Duhet të jemi në gadishmëri që të përballojmë urgjencat për këtë mosha. Një porosi e veçantë është edhe çështja e respektimit të orarit dhe sidomos të turnit të dytë pasi ka ankesa të qytetarëve për mosrespektim të orarit në qendrat shëndetësore. Duhet të bëjmë një informim të popullsisë për oraret e qëndrave shëndetësore dhe për sëmundjet e stinës dhe si të mbrohen nga ato. Tërheqim vëmendjen në lidhje me etikën e personelit shëndetësor me pacientin” theksoi Tavo.

Gjithashtu ministri i shëndetësisë ka theksuar më tej se Inspektoriati sanitar shtetëror ka marrë udhëzim për parandalimin e çdo sëmundje infektive që mund të bëhet shkak për shpërthimin e epidemive.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›