Ministrja qipriote: Liderët të bashkëpunojnë për integrimin

Ministrja e Jashtme e Qipros Erato Kozakou Marcoullis, vendi i të cilës mban edhe presidencën e Bashkimit Europian i ka bërë apel liderëve politikë shqiptarë të bashkëpunojnë për integrimin e vendit. Në një konferencë të përbashkët për shtyp, ministrja Marcoullis theksoi se duhet ecur përpara për përmbushjen e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian.
“Në kaudrin e presidencës qipriote të BE-së dua të ritheksoj angazhimin e Qipros në procesin e integrimit të Shqipërisë dhe mbështetjen tonë në procesin e reformave. Liderët duhet të bashkëpunojnë dhe këtë mesazh do ta përçoj edhe gjatë takimeve që do të zhvilloj me liderët e politikës shqiptare. Kjo gjë është shumë e rëndësishme për progres raportin e komisionit që do të publikohet në vjeshtën e këtij viti. Shpresoj që liderët politikë të këtij vendi mik të bashkëpunojnë dhe të avancojnë për plotësimin e 12 prioriteteve sepse përmbushja e tyre është e lidhur drejtpërsëdrejti me prespektivën europiane të Shqipërisë” theksoi ministrja qipriote.
Gjithashtu ministrja Marcoullis theksoi se Presidenca qipriote e BE-së i kushton rëndësi mbështetjes së Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Shqipërinë.
“Dua të ritheksoj se zgjerimi është prioritet i presidencës europiane dhe sidomos zgjerimi i Ballkanit Perëndimor. Vizitat e mia të para në kuadër të presidencës qipriote kanë qënë në Ballkan dhe kjo rikonfirmon edhe njëherë rëndësinë që ne i kushtojnë integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian” tha ajo.
vijon..