E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e portretit të Nishanit, akt urrejtje primitive

Albania's Prime Minister Sali Berisha coIsh- kryeministri Sali Berisha ka komentuar në FB vendimin e qeverisë për të hequr portretin e Bujar Nishanit nga zyrat e shtetit.

Berisha thotë se është një akt urrejtje, që për më tepër shkel ligjin.

Edvin Kristaq Rama inauguroi detyrën e kreut të ekzekutivit me një akt të shëmtuar të urrejtjes klasore, atë të heqjes nga zyrat shtetërore të portretit të Presidentit të Republikës. Ky është një akt urrejtje, përçarës dhe i shëmtuar që bie haptas në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e vendit, e cila përcakton Presidentin e Republikës si kryetarin e shtetit dhe përfaqësuesin e unitetit të popullit. Pikërisht se në çdo vend kryetari i shtetit përfaqëson unitetin e popullit, portreti i tij është dhe portreti zyrtar i vendit.

Ky vendim i turpshëm është jo një nderim, por një turp kombëtar për çdo shqiptar nga Skënderbeu te themeluesi i Pavarësisë sonë, Ismail Bej Vlora, e deri tek foshnja që ka hapur sytë mëngjesin e kësaj dite. Ky vendim kurrë nuk mund të merrej pa ndryshimin e nenit 86, pika 1 të Kushtetutës.

Ky kryeministër, që me një urrejtje të papërmbajtur inauguron detyrën e tij duke shkelmuar Kushtetutën dhe përcaktimet e saj, përbën një rrezik të madh kombëtar, shkruan Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›