Berisha Historia e re e Shqiperise dhurata per popullin shqiptar ne 100-vjetorin e pavaresise

Kryeministri Berisha u ka kerkuar serish historianeve qe te rishkruajne historine e Shqiperise si dhe gjuhes shqipe ti jepet me shume hapesire ne programet shkollore
Brezat e ardhshem do te kene mundesine te njohin historine reale te popullit shqiptar dhe jo me ate te servirur nga diktatura komuniste. Kryeministri Sali Berisha gjate pjesemarrjes ne Qendren e Studimeve Albanologjike ku u organizua konferenca me teme Dita e Albanologjise u ka kerkuar edhe njehere historianeve qe ta rishkruajne historine e Shqiperise ashtu sic ajo eshte ne te vertete dhe jo ashtu sic na eshte ofruar historia nga diktatura komuniste nje histori qe u shkrua sipas deshires se ish-diktatorit Hoxha. Kreu i qeverise theksoi se sot Shqiperia eshte e lire dhe demokratike dhe se te gjitha faktet historike do te rishkruhen dhe brezat ne vijim nuk do te mesojne me historine e shtremberuar sic e kane mesuar paraardhesit tane te cilet u rriten me historine e nenes parti. Nuk ka pasur ndonje popull me fatkeq se ne ne kete aspekt. Une qe kam qene nje apasionant i saj nuk arrita kurre te njoh historine e vendit tim sepse ajo ishte e ndrydhur ishte ne bunker ishte e deformuar. Dhe kjo ka qene keshtu kudo per shqiptaret. Ne Kosove ishte armiku perballe dhe natyrisht historia pastaj shkruhej sic mund te shkruhet ajo kur ke perballe pushtuesin armikun. Por tani ne jemi te lire. U gezova shume kur mesova se keni siguruar 450 mije faqe dhe ju garantoj se qeveria do tju mbeshtese juve te siguroni edhe 4 milione e gjysme faqe edhe 45 milione faqe dhe cfare te keni nevoje. Mbeshtetja per ju dhe per qendren tuaj eshte nje perparesi absolute per qeverine. Le ta shnderrojme kete 100-vjetor te pavaresise jo ne nje moment akuzash le te leme akuzat ndaj njeri-tjetrit menjane dhe le te merremi me nxjerrjen ne shesh te te vertetave te medha. Ne i kemi ato. Pavaresisht se ne ne histori kemi ngritjet dhe reniet tona por absolutisht ne kemi 1001 arsye per te qene krenare me disa nga momentet me kulmore te kesaj historie te ciles ne i dedikojme ekzistencen tone - u shpreh kreu i qeverise. Ai kerkoi nga profesoret dhe studiuesit e historise qe te rishkruajne sa me pare historine pasi nuk ka gje me te keqe se nje popull i cili nuk njeh historine e vet. A ka gje me primitive se sa shqiptaret te mos dine akoma se cili ishte kryetari i Lidhjes se Prizrenit kjo sepse duhet tu thuhej ashtu sic donte diktatura dhe ne vend qe te lartesohej Abdyl Frashri behej e kunderta Kjo faze eshte kapercyer tashme por une po marr kohen kur mesoja historine. Kjo nuk ekziston me dhe une e kam te qarte kete. Por a kishte nje deformim te saj Po kishte - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Ndersa beri edhe nje paralelizem midis dites se vdekjes se diktatorit koreano-verior dhe diktatorit te Shqiperise duke theksuar se per te dy keta diktatore populli ka qare por jo sepse i ka dashur ata por se kjo e qare ka qene nje e qare gezimi nje e qare qe ne vetvete sillte lirine nga nje diktature e zeze. Ai ka kerkuar qe shqiptaret 100-vjetorin e pavaresise ta festojne me nje histori te re me historine e vertete te popullit tone.
Kryeministri Gjuha shqipe me shume hapesire ne programet shkollore
Nder te tjera Kryeministri Berisha ka kerkuar qe gjuha shqipe te kete nje vend qendror ne te gjitha programet e shkollave. Ai theksoi se gjuha shqipe meriton nje perpjekje shume te madhe per ta vendosur ate ne piedestalin e te vertetave te medha unike ne familjen e saj. Ne te gjithe rrugen e saj kjo njohu veshtiresi te medha dhe nuk mund ta mohojme. Veshtiresia e saj me e madhe ishte se alfabeti yne eshte nga te fundit megjithate u themelua ne germat e djepit te saj u themelua ne germat latine. Nuk them se djepi yne eshte latin jo por ato do te ishin germat qe i shkonin me shume gjuhes - tha nder te tjera kreu i qeverise. Ai kerkoi nga ministri i Arsimit qe programit te gjuhes shqipe ti jepet me shume hapesire ne shkolla. Duhet ta mbrojme gjuhen nga agresioni mediatik. A i vini re ju keto ekrane qe e reduktojne gjuhen ne tridhjete apo pesedhjete fjale Zoti minister gazetaret jane pa diskutim pjese e cmuar e kesaj shoqerie por kjo do te thote qe ne fakultetin e tyre vend qendror te kete gjuha shqipe sepse kur shqipja te marre vendin qendror ne fakultet atehere ata do te jene te vetedijshem se sa shume kane ne dore ta mbrojne e ta zhvillojne ate - perfundoi kreu i qeverise.
Shqiptaret me karta identiteti ne Maqedoni dhe Mal te Zi
Qeveria miratoi ne mbledhjen e djeshme projektligjin per levizjen e lire te qytetareve shqiptare me Maqedonine dhe Malin e Zi. Ky vendim u propozua nga Ministria e Jashtme e cila pak dite me pare firmosi marreveshjen per levizjen e lire ndermjet ketyre vendeve. Kjo marreveshje u nenshkrua nga zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme i Shqiperise Edmond Haxhinasto me ministrin e Puneve te Jashtme te Maqedonise Nikola Poposki dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Malit te Zi Milan Rocen. Keto marreveshje te nenshkruara parashikojne lehtesimin e metejshem te levizjes se shtetasve ndermjet dy vendeve duke perdorur per kete qellim jo vetem pasaportat por edhe kartat e identitetit biometrike. Marreveshja eshte propozim i pales shqiptare e cila gjate presidences se iniciatives rajonale MARRI ne vitin 2010 lancoi idene e krijimit te nje zone te levizjes se lire ndermjet vendeve anetare i quajtur ndryshe krijimi i nje Shengeni Ballkanik nxitur edhe nga pervoja pozitive e perdorimit te kartave te identitetit si mjet udhetimi me Republiken e Kosoves. Marreveshja se shpejti do te nenshkruhet edhe me Bosnje-Hercegovinen. Keto marreveshje do te lehtesojne dhe nxisin levizjen e njerezve duke forcuar lidhjet ndermjet popujve dhe bashkepunimin ndermjet tyre duke krijuar nje klime te re rajonale ne funksion te integrimit te plote ne familjen evropiane.
PAD-ja dhe LDK-ja gati te shkrihen ne nje parti
Partite e vogla per te perballuar zgjedhjet e ardhshme dhe nga frika e ngeljes serish jashte parlamentit kane filluar te aplikojne nje skeme te re ate te bashkimit ndermjet tyre. Te paret te cilet kane filluar bisedimet per bashkim jane Partia Aleanca Demokristiane e Zef Bushatit dhe Partia Lidhja Demokristiane e Nikolle Lesit. Diten e djeshme dy kreret e ketyre forcave politike jane mbledhur per te diskutuar mundesine e bashkimit te ketyre dy forcave politike me qellim marrjen e ndonje mandati ne zgjedhjet e ardhshme por sepse kjo eshte edhe e vetmja menyre per te qendruar ne gare me kodin aktual zgjedhor. Ndersa Zef Bushati figuron vetem si kryetar i PLD-se Lesi dhe partia e tij aktualisht jane pjese e koalicionit qeveritar. Megjithate ajo cfare i bashkon keto dy figura politike eshte fakti se te dy vijne nga partia meme ajo Demokristiane.