Kryeministri Shqiperia do te kete qeverisje te hapur ne te gjitha drejtimet
Kryeministri Sali Berisha u shpreh ne mbledhjen e Komitetit nderministror te Planifikimit te Strategjive se objektivi themelor i qeverise eshte Shqiperia dixhitale dhe nje qeverisje e hapur. Kreu i qeverise theksoi se Shqiperia synon qe te kete nje qeverisje te hapur ne te gjitha drejtimet. Kjo nisme e rendesishme e ndermarre vitin e kaluar nga presidenti i SHBA-se dhe i Brazilit duhet te jete nder objektivat tona - u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu vleresoi ecurine qe ka pasur Shqiperia per sa i takon hartimit te strategjive. Ndersa duke iu referuar sistemit te planifikimit te integruar i cili nisi zbatimin ne vitin 2008 theksoi se ky sistem ia doli te konsolidohet si nje nga zhvillimet me te rendesishme ne fushen e vizionit dhe te programimit te qeverise shqiptare. Ne kemi nje baze te fuqishme ekonomiko-sociale per te hartuar nje strategji me objektivat nga me ambiciozet. Ne kemi vendosur nje strategji qe i jemi permbajtur por e cila dhe eshte tejkaluar nga zhvillimet sepse i tille ishte niveli dhe pamja jone drejt horizontit 5 vite me pare por tani me nje horizont te ri kemi nje pamje tjeter. Shqiperia beri perparime te ndjeshme ne afrimin me BE-ne firmosi MSA-ne gje qe beri te domosdoshem qe aksi i strategjise te zhvendosej drejt zhvillimit dhe integrimit. Ne vitin 2008 pas nje debati qe ministrite dhe agjencite respektive bene me publikun u miratuan strategjite kombetare per zhvillimin dhe integrim. Ky proces ka sherbyer si program i qeverise ne perpjekjet e saj ne integrimin e vendi ne Bashkimin Evropian - shtoi me tej kreu i qeverise. Sipas tij sistemi i planifikimit te integruar nisi zbatimin ne vitin 2005 pas nje mbeshtetjeje te fuqishme te partnereve dhe nje angazhimi e perkushtimi te nje grupi jo te madh ne numer punonjesish. Ne synojme shnderrimin e vendit ne vend te zhvilluar te zhvillimit te qendrueshem jeshil nuk ka asgje me te rendesishme se ne kete te shmangim cdo gabim qe do te paguajne me pas gjeneratat qe vijne - tha Kryeministri Berisha.