E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e Havelit, Rama homazhe në ambasadën çeke

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar sot homazhe në ambasadën çeke në Tiranë për nder të ish-Presidentit Vaclav Havel i cili ndërroi jetë ditën e djelë në moshën 75-vjeçare.
 

Në një prononcim për mediat, kreu i PS-së ka vlerësuar rolin e ish-presidentit çek Havel në protestat kundër regjimit komunist në Çekosllovaki. “Është nder për mua të flas për Vaclav Havelin. Ai është një figurë frymëzuese për të protestuar kundër regjimit” ka theksuar Rama
 

Homazhe për nder të ish-presidentit çek Havel zhvilloi dje edhe kryeministri i vendit Sali Berisha i cili la edhe një shënim në librin e ngushëllimeve që ambasada e Çekisë në Tiranë ka hapur për nder të figurës së ish-presidentit Vaclav Havel.

Ndërkohë personalitete të larta botërore kanë mbërritur sot në Pragë, për të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-presidentit të ndjerë çek, Vasllav Havel, i cili do të mbahet nesër.
 

Në mesin e atyre që do të jenë të pranishëm në ceremoni janë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, bashkë me bashkëshortin e saj, Bill Klinton.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›