Vezhguesit vendore 14 sugjerime per reformen zgjedhore
Komisionet zgjedhore te jene me njerez apolitike dhe nga shoqeria civile. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund te kete ne perberje te tij njerez te propozuar nga politika por ata duhet te jene ne minorance ndersa pjesa tjeter te jene njerez apolitike. Keto jane dy nga 14 propozimet e bera nga vezhguesit vendore. Nje sere organizatash joqeveritare dhe jopolitike te drejtuara nga Shoqata per Kulture Demokratike shoqata KRIIK Albania dhe Shoqata per Grate dhe Femijet kane bere gati propozimet te cilat ia kane percjelle komisionit parlamentar per reformen zgjedhore. Vezhguesit vendore propozojne gjithashtu ndryshim te Kushtetutes per te perfshire ne te elementet me te rendesishem te nje procesi zgjedhor sic eshte percaktimi i sistemit zgjedhor perberja e komisioneve etj. Organizatat joqeveritare i bashkohen gjithashtu kerkeses se te vegjelve per te ndryshuar sistemin ne proporcional kombetar me lista te hapura cka sipas tyre ben nje llogaritje me te drejte te votes dhe krijon mundesine per nje perfaqesim me cilesor. Vezhguesit sugjerojne gjithashtu percaktim te drejte per cdo procedure me afat per ti lene kohen e duhur cdo hallke te ketij procesi. Ligji duhet te parashikoje pamundesine e te qenit anetar te KZAZ kur je anetar apo kandidat per anetare te keshillave vendore - thuhet ne rekomandimin gjashte te tyre. Sugjerime jepen dhe per vezhgimin e procesit te pergatitjes se listes se zgjedhjeve si dhe identifikimin e zgjedhesve nepermjet makinave lexuese te cipit elektronik qe ndodhet ne kartat e identitetit apo ne pasaportat biometrike. Nje tjeter sugjerim eshte ai per te percaktuar nje kuote te rimbursueshme per cdo parti qe regjistrohet ne nje gare elektorale ndersa kerkohet qe Kodi te qartesoje se ku duhet te regjistrohen kandidatet per Bashkine e Tiranes. Sugjerime konkrete nga vezhguesi vendor jepen dhe per fushaten zgjedhore apo dhe per llogaritjen e kohes se transmetimit ne media. Nderkohe qe votimi nepermjet lapsit elektronik eshte nje risi e propozuar nga vezhguesit duke shpjeguar ne detaje proceduren por dhe avantazhet dhe dizavantazhet e ketij procesi. Vezhguesit kembengulin te zbatohet me perpikeri perfaqesimi i grave por gjithashtu qe KQZ te pranoje dhe ankesat vezhguesve ne raste shkeljesh apo moszbatim te ligjit.