Kryeministri krenohet me Topallin e Bumcin
Ne kete perkujtim Kryeministri Berisha ne fjalen e tij eshte krenuar me pasardhesit e njerezve qe kontribuuan ne historine e shtetit shqiptar si imzot Luigj Bumci dhe Ndoc oba. Ketu para meje kam nje pasardhes te imzot Luigj Bumcit. Rastesia beri qe ai sot eshte minister i Kultures dhe e ka me merite kete detyre. Ndaj une kam shume kenaqesi dhe dua ti shpreh nderimin tim me te madh familjes Bumci. Se bashku me ne ketu sot eshte kryetarja e Parlamentit pasardhese e Ndoc obes. Zonja kryetare te gjithe u detyrohemi paraardhesve. Ndoc obes i detyrohen te gjithe shqiptaret kurse ti i detyrohesh atij per pasionin per politiken dhe duhet te jesh krenare per te. Ketu eshte drejtoresha e Arkives se Shtetit mbesa e Hoxha Kadrise ministrit te Drejtesise te Qeverise se Lushnjes nje perpjekje e ketij burri te madh per ceshtjen kombetare. Kemi ketu Princin Leka I gjyshit te te cilit shqiptaret i detyrojne ekzistencen e shtetit te tyre dhe ndertimin e nje shteti ne frymen dhe vokacionit perendimor - tha Berisha.