Berisha: Humbëm një njeri të shquar
Edhe kryeministri, Sali Berisha përmes një mesazh bërë publik për mediat i ka shprehur ngushëllimet familjes së publicistit, Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta natën e shkuar.
Mesazhi i plotë ei kryeministrit Berisha
Familjes së të ndjerit Ardian Klosi
Ndarja tragjike nga jeta e njeriut tuaj më të dashur më ka pikëlluar thellë dhe duke ndarë me ju këtë dhimbje, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare, të cilat humbasin një personalitet të shquar të tyre.
Në këto ditë zie për ju, unë i lutem Zotit që shpirti i bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj më të afërt, të gjejë paqen e merituar.