Qeni bllokon aeroportin e NY
Një qen, i cili kishte arritur të dilte nga kafazi ku e kishin futur për ta çuar në vendin e kafshëve në avionin ku do të udhëtonte pronari i tij, ka arritur të dalë duke zbritur në pistën e nisjes së avionëve. Qeni me emrin Bërdi, pezulloi qarkullimin në aeroportin La Guardia të Nju Jorkut. Bërdi nuk i afrohej askujt, donte vetëm të ishte jashtë kafazit. Autoritetet e aviacionit civil u përpoqën ta kapnin atë, por ishte një ndjekje pan rezultat. Qeni ishte shumë i shpejtë. Pasi qëndrimi i tij në pistë vonoi disa fluturime me nga dhjetë minuta, autoritetet e transportit ajror gjetën pronarin e tij dhe e zbritën nga avioni për pak minuta, në mënyrë që ti jepte fund kësaj situate. Sapo pa pronarin e tij, Bërdi vrapoi drejt tij. Sipas televizionit NBC në Nju Jork, lajmi u përhap nga disa pasagjerë që qëndronin në pritje për tu nisur me avionin e tyre dhe ishin vonuar për shkak të qenit. Ata e postuan lajmin me foto në Twitter dhe kështu informacioni u përhap si era.