Berisha: I hapur për dialog; nuk dal mbi gjykatat

Për Berishën, vendimet e fundit të Ramës, janë një përpjekje për të përmbysur vendimet e gjykatave me mjete politike.
Në një konferencë për shtyp, Berisha theksoi se vendimet e gjykatave në cdo vend të lirë, mund të ndryshohen vetëm nga gjykatat.
"Unë jam i hapur për transparencë të plotë të procesit zgjedhor në përputhje me ligjet dhe kushtetutën e vendit", u shpreh Berisha, duke ftuar Ramën të lexojë me kujdes deklaratën e dytë të Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës.Po ashtu Berisha e ftoi Ramën që të jetë pjesë e komisionit hetimor, duke kujtuar se opozita ka shumicën dhe drejtimin aty.
Duke folur për grevën e urisë, Berisha garantoi se si kryeministër nuk do të humbasë kurrë ndjeshmërinë njerëzore ndaj cilido që është në vuajtje dhe do të respektojë këtë formë proteste të zgjedhur nga opozita.