E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Tahiri: Është koha për parullën Ja vdekje, ja liri

Për deputetët e Partisë Socialiste situata në vend konsiderohet me atë të shumë viteve më parë. Deputeti Sajmir Tahiri, gjatë fjalimit të mbajtur dje para protestuesve, u shpreh se ka ardhur koha që njerëzit të luftojnë për liri. Ka ardhur koha të bëhemi bashkë. Ka ardhur koha të bëhemi me minatorët, mësuesit, nxënësit dhe me çdo qytetar të ndershëm. Ka ardhur koha e parullës Ja vdekje, ja liri, - u shpreh ai. Kurse kryetari socialist Edi Rama në mënyrë të qartë se protesta nuk do te ndalet, madje e majta do te sakrifikoje gjithçka deri në arritjen e qëllimit, hapjen e kutive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›