E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja: Opozita po dëmton integrimin në BE

Me sjelljen e saj opozita shqiptare po dëmton seriozisht integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Kështu e kanë trajtuar protestën e nisur nga socialistet, kanalet më të fuqishme televizive në Europë. Euronews, BBC, Agjencia e Lajmeve Reuters apo gazeta italiane "Corriere della Sera" shkruajnë se protesta e opozitës, e cila prej muajsh bojkoton parlamentin, po dëmton procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Reuters shprehet se socialistët kanë kërkuar rinumërim të votave për një proces zgjedhor të cilin institucionet ndërkombëtare e cilësuan si më të mirin të organizuar ndonjëherë në Shqipëri. Edhe Euronews thekson dëmin qw ajo i shkakton integrimit. Komentet e superfuqive mediatike janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e përfaqësuesve të institucioneve më të rëndësishme të Bashkimit Europian, të cilët kërkojnë që ngërçi politik të zgjidhet përmes parlamentit dhe institucioneve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›