E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: I propozova Ramës ndryshime që të ishte deputet dhe kryebashkiak. Më bëri nder që garoi për Tiranën

Share

Kryeministri Sali Berisha u rikthye në Kuvend duke sulmuar ashpër opozitën se gris çdo marrëveshje me mazhorancën. Në traditën e kristalizuar pas reformave të vitit 2008, lidershipi socialist merr përsipër të grisë çdo marrëveshje. Kjo gjë nuk na befason dhe është në bindjen tonë se ky qëndrim i opozitës nuk mund të zgjidhet në mënyrë kategorike nga Partia Demokratike. Këtë do e zgjidhin shqiptarët, tha Berisha.

Sipas kryeministrit, opozita ka kërkuar të kufizojë kohën e kreut të qeverisë në Kuvend, për ta përballur atë me përgjigjen e opozitës. Berisha tha se nuk e ka penguar ai Ramën të bëhej deputet. Pse unë e pengova Ramën që të garonte për deputet. Përkundrazi i thashë të ndryshojmë Kushtetutën që të ishte edhe deputet edhe kryetar bashkie. E bëra që të mos kishte një rast unik në botë me kryetarin e opozitës jashtë Kuvendit. Unë e falënderoj publikisht që garoi për Tiranën e nuk garoi për deputet. Tani ky njeri thotë tia vëmë kufirin tek thana kryeministrit, tha Berisha.

Duke komentuar ndryshimet e propozuara në kodin zgjedhor, Berisha e quajti çmenduri propozimin për vitet e burgut për ata që manipulojnë votat. Nuk zgjidhet me burg kjo punë. Po pse ju thotë mendja ju që ka vend të dënohet njëri me 8 vjet burg për një dokument. E kanë kapur spiun duke i thënë informata shtetit tjetër dhe e dënojnë me 4 vjet. Por kjo filozofi është e dënuar në urrejtje. Po si mund të kërkoni tetë vjet burg për komisionerët? Ju doni me çdo kusht të bllokoni statusin. Kjo mazhorancë nuk do u lutet ju të mos e bllokoni, tha Berisha. Kryeministri tha se kjo opozitë e ka mendjen tek bllokimi. Rrethuat kryeministrinë dhe e pësuat në mënyrën më ekzemplare.

Doni të ecni, mirë, nuk doni, 2013-ta do japë verdiktin e shqiptarëve.

Unë kam shprehur vlerësimin tim për opozitën, por nëse opozita nuk do, nuk kam detyrë ta nanuris atë. Por mos mendoni se do mashtroni kaq thjeshtë njerëzit e thjeshtë. Harrojeni presionin mbi këtë qeveri. Atyre që nuk bëjnë ultimatume, mos u bëni ultimatume, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›