E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha sulmon ashpër PS-në, Topalli nuk e lë opozitën ti kundërpërgjigjet

Share

Vetëm pak minuta pasi kreu i qeverisë, Sali Berisha, sulmoi ashpër opozitën duke thënë se kërkon ti kufizojë kohën e fjalës në Kuvend me propozimet në rregullore, opozita nuk u lejua që ti përgjigjet atij për shkak …. të rregullores. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi, që e mori fjalën pas një debati me Topallin, tha se pikërisht për këtë arsye kërkohen ndryshimet në rregullore, të kryeministri të mos flasë sa të dojë e askush nga opozita të mos i përgjigjet. Ruçit iu dha fjala për rendin e ditës, por ai e shfrytëzoi atë për tiu përgjigjur Berishës.

Kam 20 vjet në këtë parlament, por për fat të keq, ky është rasti i parë që nuk lejon përfaqësuesin e opozitës të japë përgjigje për kryeministrin për problemet që ngre për opozitën. Ti zoti kryeministër ke qenë në opozitë dhe ke folur sa ke dashur. Asnjëherë nuk të kemi zënë në gojë nenet e rregullores. Kjo rregullore është demokratike sepse u bë në kohën e socialistëve. Sot nuk është demokratike se ndërhyre ti për të prishur atë konsensus.

Nuk kemi bërë kërkesë për të kufizuar fjalën e kryeministrit. Ne kemi kërkuar që kryeministri të mos jetë zë i vetëm në parlament, por të ketë edhe përgjigjen e opozitës. Por ju donit ta ndalonit, siç bëtë sot. Po ku flet kryeministri në botë dhe nuk i përgjigjet opozita?

20 vjet kemi votuar në mënyrë të fshehtë për dekretet, keni dy vjet që e bëni të hapur ju. Nuk ka asnjë parlament tjetër. Ju keni frikë nga vota e fshehtë. Kjo është arsyeja pse u dhimbsen ata që do penalizohen për votën e fshehtë. Manipuluesit i ke në pushtet, në Ministri të Brendshme, në KQZ, në Kolegj Zgjedhor. Ja këto kërkon të korrigjojë opozita, tha Ruçi.

Kryeministri u përgjigj shkurt Ruçit duke thënë se ai kur ishte në opozitë shkonte në Kuvend dhe nuk kandidonte për kryetar bashkie.

Zonja kryetare, do llogarisni kohën e kryetarit të opozitës atëherë dhe kohën e mëkëmbësit të opozitës të kësaj periudhe që janë në parlament dhe shpërndaje të shohim kush ka pasur më shumë kohë. Unë atëherë nuk garoja për kryetar bashkie, po rrija në opozitë. Rrija në detyrën time, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›