Majko humb garën për në selinë e OKB-së
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka humbur garën për pozicionin e administratorit të Zyrës Rajonale për Europën dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik në OKB.
Në këtë pozicion është emëruar turkja Cihan Sultanoglu. Në një deklaratë për shtyp, admisnitratori i Programit të Kombeve të Bashkuara, Kemal Dervis, njoftoi për emërimin e Cihan Sultanoglu në këtë post.
Në garë ishin mbi 40 kandidatë nga e gjithë bota. Ish-kryeministri socialist la mandatin disa muaj më parë për të pasur mundësinë e kandidimit në këtë post. / G. Ndoja