E Diel, 1 Nëntor 2026

Djegia e Kuranit, vriten 2 ushtarë amerikanë në Afganistan

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë nga një ushtarak afgan, si hakmarrje ndaj djegies së Kuranit disa ditë më parë, një akt për të cilin NATO kërkoi falje ditë më parë, duke theksuar se nuk ishte aspak i qëllimshëm.

Sipas rrjetit amerikan CBS news, ngjarja ka ndodhur në lindje të vendit, ndërsa në manifestime kanë humbur jetën edhe tre civilë gjatë përleshjeve me policinë vendase.

Prej tre ditësh, mijëra afganë, të nxitur edhe nga talebanët, janë në protestë kundër paqeruajtësve të huaj për shkak të diegies së librit të shenjtë në një bazë amerikane. /  G. Ndoja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›