E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha I tregova Obames cofron Shqiperia

Lisbone 20 nentor NOA - Kryeministri Berisha i cili ndodhet ne samitin e NATO-s ne Lisbone mori pjese sot paradite ne takimin per Afganistanin te zhvilluar ne nivel te kryetareve te shteteve dhe qeverive te vendeve anetare te Aleances ku pjesemarrjes ne te takim ishin edhe presidenti afgan Hamid Karzai sekretari i Pergjithshem i OKB-ve Ban Ki Moon presidenti i Keshillit Evropian Herman Van Rompuy etj.

Berisha ne fjalen e tij pershendeti progresin e shenuar gjate kesaj periudhe ne Afganistan dhe vleresoi se procesi i demokratizimit te ketij vendi eshte nje nder ceshtjet me te rendesishme per tu zgjidhur te kohes sone per komunitetin euroatlantik e me gjere. Duke folur per kontributin e Shqiperise ai u shpreh se ajo ka rritur prezencen ushtarake ne Afganistan dhe njekohesisht po punon per te zgjeruar kete kontribut ne fushen e arsimit shendetesise etj.

Nderkaq gjate pjesemarrjes ne punimet e Samitit kryeministri Berisha eshte takuar me shume personalitete pjesemarres ne kete takim si sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen presidenti amerikan Barak Obama kancelarja gjermane Angela Merkel kryeministri italian Silvio Berluskonin kryeministri i Belgjikes Yves Leterme ministri i Jashtem italian Franco Fratini etj.

Pas pjesemarrjes ne takimin per Afganistanin kryeministri Berisha dha nje prononcim per mediat shqiptare te pranishme ne kete Samit ku u shpreh se qendrimi i Shqiperise eshte ne mbeshtetje te plote te konceptit te ri strategjik i cili synon te pershtate NATO-n ne perballje te suksesshme me rreziqet e vjetra rreziqet ekzistuese dhe rreziqet e ardhshme per paqen stabilitetin ne hapesiren e NATO-s dhe ne bote.

Ky koncept parashikon reforma dhe riorganizim te strukturave ushtarake dhe civile te saj parashikon perqendrim me te madh ne rreziqet me kryesore percakton terrorizmin kiberterrorizmin problemet e energjise dhe natyrisht rrezikun nuklear si nje nga rreziqet e medha me te cilat Aleanca me e fuqishme e koherave do mund te perballet tha ai.


Franca nuk heq dore pikerisht nga nukleari. Ju jeni me kete qendrim

Duhet kuptuar se arsenali nuklear francez eshte njekohesisht edhe arsenal i Aleances. Te mos harrojme se Presidenti Sarkozy ka meriten e madhe te rikthimit te Frances teresisht ne gjirin e Aleances. Ne kete kontekst problemet e mbrojtjes anti- rakete sot kane nje zhvillim historik per Aleancen. Kryetari i Federates Ruse ulet se bashku me kryetaret e shteteve dhe qeverive te vendeve anetare te NATO-s per nje partneritet te ri per nje bashkepunim te ri dhe konkretisht per bashkepunimin anti-rakete e cila konsiderohet nje nga drejtimet themelore te mbrojtjes se paqes dhe sigurise.

Zoti Kryeminister eshte diskutuar per nje reduktim te financave qe do te jepen per sigurine. A do ta shikoje Shqiperia buxhetin e saj per mbrojtjen Dhe sa i perket Afganistanit a ka nje projekt qe trupat shqiptare te terhiqen para afatit perfundimtar qe mendohet te jete viti 2014

Se pari Shqiperia nuk do te pakesoje buxhetin e saj per Forcat e Armatosura sepse ato jane ne nje proces modernizimi te panderprere dhe kjo eshte e domosdoshme.

Se dyti Shqiperia nuk terhiqet nga Afganistani. Atje eshte se bashku me Aleancen dhe do te qendroje atje per sa kohe te jete nevoja. Perkundrazi Shqiperia do te shqyrtoje qe gjate viteve qe vijne te mund te rrise dhe kontributin e saj civil ne kete vend i cili ka nje rendesi te jashtezakonshme per paqen stabilitetin ne bote dhe luften kunder terrorizmit.

Dicka per takimet qe keni zhvilluar sepse pame qe jeni takuar me shume personalitete nder te ciletMerkel presidenti Obama etj.

Une u takova ketu me pothuajse te gjithe personalitetet me te larta. Pata nje bisede te shkurter dhe shume te perzemert me Presidentin Obama i cili tregoi interes te vecante se pari per reformat dhe arritjet e tyre ne Shqiperi dhe se dyti per cfare ofron Shqiperia dhe cilat jane potencialet e saj energjike ekonomike dhe turistike. Sepse une e njoha Presidentin Obama me faktin se Shqiperia nga nje vend qe nuk ekzistonte ne harten e turizmit boteror kete vit ka marre afro 3.5 Milione turiste. Dhe ai pati vleresimin me te madh.

Une u takova me Kancelaren Merkel dhe me te diskutuam problemet e integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Evropian si dhe viziten e saj te ardhshme ne Shqiperi.

Me Presidentin Sarkozy diskutuam per viziten e tij te ardhshme ne Shqiperi dhe Presidenti mbetet i vendosur te realizoje kete vizite ashtu sikunder edhe Kancelarja Merkel.

Une pata nje bisede te shkurter edhe me Kryeministrin David Cameron i cili shprehu vleresimin e madh per pranimin e Shqiperise dhe rolin e saj ne Afganistan.

Nje bisede te gjate pata dhe me Kryeministrin Zapatero me te cilin diskutuam per marredheniet midis dy vendeve tona per perspektiven e ketyre marredhenieve problemet e integrimit te Shqiperise etj.

Me mikun tim Silvio Berluskoni diskutuam gjeresisht per procesin e integrimit evropian te Shqiperise dhe per marredheniet bilaterale.

Me Kryeministrin e Belgjikes kryetarin e radhes qe ishte nje rast i shkelqyer per mua dhe une i shpreha mirenjohje te thelle per menyren se si e kurorezoi me sukses te plote procesin e liberalizimit te vizave per Shqiperine. Pata takim me Kryeministrin e Luksemburgut dhe nje seri Kryeministrash dhe Presidentesh te vendeve mike. Gjithashtu u takova dhe me Kryeministrin e ekise Presidentin e Polonise etj. Pra une ketu gjate gjithe kohes kam pasur takimet me intensive qe krijohen nga keto mjedise teresisht miqesore dhe shume te pershtatshme per takime.

Pritet te diskutohet dhe per nje reduktim te trupave te NATO-s ne Kosove. Cili do te jete qendrimi i Shqiperise dhe a mendoni se Kosova eshte e gatshme per kete vendim

Une ne fjalen time theksova se Ballkani Perendimor eshte akoma nje unfinished business ne kuptimin qe eshte e domosdoshme qe te vazhdoje anetaresimi i vendeve te tjera te rajonit ne Aleancen e Atlantikut te Veriut. Pra politika e dyerve te hapura. Nje unfinished business sepse eshte e domosdoshme qe Aleanca te proporcionoje trupat e saj por te mbetet aty si faktor kryesor paqeje dhe stabiliteti. Nje unfinished business sepse eshte e domosdoshme qe te inkurajohet nje dialog midis Prishtines dhe Beogradit ne kuadrin e Rezolutes se fundit te miratuar ne unanimitet ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara per te cilen Shqiperia eshte e gatshme te jape te gjithe ndihmesen e vete ne kete drejtim.

NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›