E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Liberalizimi i vizave transfuzion gjaku per ekonomine shqiptare



Ne nje interviste per agjencine e lajmeve APA kryeministri Berisha eshte shprehur se liberalizimi i vizave per shqiptaret do te sjelle edhe dobi ekonomike. Per ekonomine shqiptare kjo ka efekt te ngjashem me nje transfuzion gjaku. Ne te ardhmen afaristet shqiptare nuk do te kene me probleme gjate udhetimeve te tyre jashte vendit dhe kjo perben gjak te fresket per ekonomine. Nisur nga fakti qe shume shqiptare qe jetojne jashte vendit mund ti shohin me shpesh familjet e tyre dhe qe te rinjte mund te udhetojne do ta bejne edhe me konkrete perspektiven europiane te Shqiperise - eshte shprehur Berisha. Me tej kreu i qeverise shqiptare ka theksuar se sot Shqiperia eshte nje vend teresisht i ndryshem dhe se ne disa fusha te caktuara ai mund te matet me vende anetare te BE-se. Une nuk njoh ndonje vend qe te kete ndryshuar aq shume sa vendi im. Qeveria ime eshte e gatshme qe te arrije standardet e nevojshme dhe ne rast se do te kete ndonje abuzim me lirine e vizave ajo do te bashkepunoje me shtetet e zones Shengen te cilat e kane ndihmuar nga afer Shqiperine - eshte shprehur Berisha.
Si hap tjeter per perafrimin ne BE Shqiperia pret te marre statusin e vendit kandidat. Gjate bisedes me APA-ne kryeministri Berisha nuk dha ndonje afat konkret. Shqiperia do te kishte mjaft perfitime nga statusi i kandidatit te BE-se. Aktualisht Shqiperia ka statusin e kandidatit potencial. Sidoqofte komisioneri per Zgjerimin e BE-se Shtefan Fyle mendon se gjate vitit 2011 Brukseli do te jape nje rekomandim pozitiv - eshte shprehur Berisha. Por per kete eshte e nevojshme qe si qeveria dhe opozita ne Tirane te lene menjane konfliktin e tyre dhe te bashkepunojne.

20 Nentor 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›