E Shtunë, 31 Tetor 2026

Privatizimi i HEC qeveria dërgon në Kuvend p/ligjin

TIRANË- Qeveria con në Kuvend projektligjin që i hap rrugë privatizimit të hidrocentraleve të Ulzës, Shkopetit, Lanabregasit, Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Në komisionin parlamentar të Ekonomisë është miratuar drafti që parashikon që këto HEC-e të bëhen shoqëri më vete, duke u shkëputur nga KESH-i, hapi i parë drejt privatizimit të tyre.

Projektligji ka ngjallur debate mes anëtarëve të mazhorancës në komision. Deputeti Sherefedin Shehu ka shprehur rezerva për draftin, pasi ai nuk zgjidh cështjen e e pronësisë mbi truallin. Ndërkaq deputeti i partisë socialiste, Andis Harasani është shprehur kundër privatizimit te HECE-ve, pasi sipas tij, liberalizimi i tregut nuk arrihet nëpërmjet shitjes së aseteve.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›